Home / Lajme / Maqedoni / Një kërçovare mbyt vajzën dymuajshe

Një kërçovare mbyt vajzën dymuajshe

31 korrik-
Pasi e ka mbytur foshnjën, ka dalë në terracë, por pas 10 minutave është kthyer në dhomën dhe ka vërejtur trupin e pajetë dhe është përpjekur t’i japë ndihmë artificiale, por pa sukses. Sipas vetëprnaimit, vrasjen, e ka bërë në moment të çrregullim nervor.

I.J. (23) nga fshati Çelopeci në Kërçovë më 29 -të qershor e ka mbytur vajzën e saj dymuajshe, me ngulfatje me jastëk.

Pas masës së shqiptuar me paraburgim nga gjykatësi hetues, ajo është dërguar në burgun hetues në Shkup. I.J më 29 e muajit të kaluar, rreth orës 20 e 30 minuta, me ngufatje, e ka privuar nga jeta vajzën e saj dymuajshe.

Këtë, siç informojnë nga policia, e ka bërë në dhomën e gjumit , pas një grindje të ashpër verbale me bashkëshortin e saj të pa kurorëzuar, pas të cilës, mbi kokën e foshnjës dymuajshe, ka vendosur jastëk.

Pasi e ka mbytur foshnjën, ka dalë në terracë, por pas 10 minutave është kthyer në dhomën dhe ka vërejtur trupin e pajetë dhe është përpjekur t’i japë ndihmë artificiale, por pa sukses. Sipas vetëprnaimit, vrasjen, e ka bërë në moment të çrregullim nervor.

I.J e shqetësuar për shkak të grindjes me bashkëshortin, ka pirë disa tableta “Diazepam” dhe “Heleks”, pas të cilës, bashkëshortin dhe disa të afërmve, u ka dërguar porosi, duke u treguar, se nuk mundet më shumë, dhe se do ta ngufasë foshnjën. Për qëllimin, përmes porosisë në Fejsbusk, e ka njoftuar edhe motrën e saj.

Ditën e ardhshme, pa paraqitjen e rastit dhe pa u konstatuar vdekja nga mjeku , foshnja është varrosur në varrezat në Çelopec.

Më 21 të këtij muaji, rreth orës 22. I.J është përpjekur të vetëvritet, duke kërcyer prej katit të dytë nga shtëpia familjare. Në qëllimin nuk ka patur sukses, dhe me thyerje në trup, urgjentisht është transferuar në Qendrën mjekësore në Kërçovë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *