Home / Lajme / Maqedoni / nvestimet e huaja anashkalojnë shqiptarët

nvestimet e huaja anashkalojnë shqiptarët

Sipas kësaj partie, edhe marrëveshja për gazifikimin e Maqedonisë do t’i anashkalojë qytetet ku jetojnë shqiptarët. Lidhur me këtë, RDK ndan shqetësimin e Kryetarin e Odës së Maqedonisë Veri-perëndimore se me këtë të gjitha investimet e ardhshme do të drejtohen në Maqedoninë qendrore dhe jugore, ndërsa zona e lirë në Tetovë dhe pjesa perëndimore do të mbeten të bosh.

Qeveria e Maqedonisë po vazhdon edhe më tej praktikën e koncentrimit të investimeve të huaja vetëm në territoret e banuara nga joshqiptarë, duke shtuar papunësinë mes shqiptarëve dhe humbjen e shpresës së tyre, duke i detyruar ata që të largohen nga vendlindja. Kështu ka reaguar sot Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK).

“Vetëm në javën e fundit kemi qenë dëshmitarë të fillimit të ndërtimit të pallateve 42 katëshe dhe qendrës tregtare “Xhevahir hollding” – investim prej 100 milionë euro në komunën Aerodrom – dhe investimit tjetër gjerman Drekslmajer në Kavadar, i cili gjatë pesë viteve do të punësojë rreth 4.000 qytetarë. Këto investime pasojnë investimin e firmës ‘Kromberg & Shubert’ në Manastir që do të hap 2.000 vende të reja pune dhe investimin e firmës ‘Johnson Controls’ në Shtip që do të hap 1.400 vende të reja pune. Fatkeqësisht asnjë nga këto investime nuk është në Likovë, Dibër, Strugë, Çair, Saraj, Studeniçan, apo vendbanimet tjera shqiptare ku papunësia dhe ikja nga vendlindja janë dukuri masive”, reagon RDK.

Sipas kësaj partie, edhe marrëveshja për gazifikimin e Maqedonisë do t’i anashkalojë qytetet ku jetojnë shqiptarët. Lidhur me këtë, RDK ndan shqetësimin e Kryetarin e Odës së Maqedonisë Veri-perëndimore se me këtë të gjitha investimet e ardhshme do të drejtohen në Maqedoninë qendrore dhe jugore, ndërsa zona e lirë në Tetovë dhe pjesa perëndimore do të mbeten të bosh.

“Ky dështim total i BDI-së bëhet tmerrues kur kujton se në dhjetë vitet e fundit, për më shumë se tetë vjet, posti i ministrit të ekonomisë është mbajtur nga funksionarë të BDI-së, të cilët nuk kanë bërë asgjë për popullin e tyre. RDK shpreh keqardhjen që partia shqiptare në pushtet po i mashtron shqiptarët me disa punësime në administratën shtetërore, të cilat jo vetëm që janë shumë larg përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por në të shumtën e rasteve përbëjnë punësime të profileve të ulta, shpesh duke i lënë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi me vite”, thekson RDK.

RDK shpreh keqardhje që premtimi për zonën e lirë ekonomike në Tetovë është kthyer tashmë në një “telenovelë”, duke konkurruar me shumë telenovela të famshme të BDI-së, si: telenovela për “gjuhën”, “telenovela” për eurointegrimet, “telenovela” për rrugën Llojan-Miratoc, “telenovela” model, që i ka thyer të gjitha rekordet për nga numri i serive, për ligjin për ish-luftëtarët e UÇK-së, e shumë e shumë të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *