Home / Lajme / Maqedoni / Orari i punës prej orës 08:30 deri në ora 16:30, temperaturat në fazë të gjelbër

Orari i punës prej orës 08:30 deri në ora 16:30, temperaturat në fazë të gjelbër

18 korrik-Zëdhënësi theksoi se njësitë e Vetëqeverisje Lokale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dhe qendrat për punë sociale vazhdojnë me obligimin qasje më aktive në drejtim të dhënies ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, me aftësi të kufizuar dhe atyre të pastrehë.

Qeveria vendosi që prej nesër të hiqen nga fuqia masat për mbrojtje nga vala e ngrohtë pasi që sipas DPHM-së prej dje temperaturat në territorin e Republikës së Maqedonisë janë në suaza të fazës së gjelbër e cila pritet të vazhdojë edhe në disa nga ditët e ardhshme. Sipas DPHM-së, kjo fazë dhe temperaturat të cilat parashikohen janë karakteristike për këtë periudhë të vitit.

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev në konferencën e sotme për shtyp informoi se prej nesër orari i punës i organeve shtetërore dhe institucioneve do të jetë në në kohëzgjatje prej orës 08:30 deri në orën 16:30.

“Në pajtim me informatat dhe rekomandimet e DPHM-së dhe institucioneve shëndetësore, Qeveria vendosi që t’i ndërpresë masat për ndalimin e kryerjes së punës në hapësira të hapura e cila paraprakisht vlente në periudhën prej orës 11 deri në orën 17”, tha Gjorgjiev.

Në pajtim me rekomandimet, siç theksoi ndërpriten edhe masat e Planit aksionar për mbrojtje nga vala e ngrohtë, me përjashtim që në kopshtet të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos nxirren fëmijët jashtë pas orës 11.

Zëdhënësi theksoi se njësitë e Vetëqeverisje Lokale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dhe qendrat për punë sociale vazhdojnë me obligimin qasje më aktive në drejtim të dhënies ndihmë personave të vetmuar, të moshuar, me aftësi të kufizuar dhe atyre të pastrehë.

Nga Qeveria përkujtojnë se popullata në tërë periudhën verore e nevojshme është që t’i respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit.

“Gjatë ditëve ekstreme të ngrohta të qëndrohet më tepër në hapësira të mbyllura para së gjithash të klimatizuara, të vishen rroba me ngjyrë të hapur dhe të lehta, gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell të mbahen syze mbrojtëse dhe kapelë, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht fruta dhe perime, ndërsa më pak ushqime me yndyrë, të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve, më tepër rekomandohet uji i pijshëm, ndërsa të shmangen pijet alkoolike, ndërsa personat me sëmundje kronike rregullisht ta marrin terapinë e caktuar, në konsultim me mjekët e tyre”, tha zëdhënësi qeveritar.

Qeveria dhe institucionet kompetente vazhdojnë të ndjekin me kujdes situatën dhe lëvizjet e temperaturav dhe nëse paraqitet nevoja siç theksoi Gjorgjiev, menjëherë do të merren masa shtesë mbi bazë të rekomandimeve të institucioneve kompetente.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *