Home / Lajme / Maqedoni / Paralajmërohen keqpërdoruesit e ujit

Paralajmërohen keqpërdoruesit e ujit

24 korrik- Ndërkaq, poashtu nga NPK-Tetova-Tetovë, njoftuan se këtë javë kontrollorët dhe inspektorët e NPK-“Tetova”, do të dalin në terren për të konstatuar keqpërdorimet e ujit të pijshëm dhe ndaj të gjithë atyre individëve do të merren masa juridike konform ligjit.

Ndërmarrja Publike Komunale Tetova –Tetovë njoftoi se sasia e prurjeve të ujit të pijshëm në qytetin e Tetovës momentalisht është 410 litra në sekondë. Kjo sasi sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje është e bollshme për furnizim të pandërprerë për të gjitha pjesët e qytetit, respektivisht për të gjitha amvisëritë. Nga kjo ndërmarrje theksojnë se uji në masë të madhe keqpërdoret. “Një pjesë e qytetarëve të pandërgjegjshëm e keqpërdorin ujin e pijshëm, duke harxhuar për ujitje apo larje të hapësirave para shtëpive private dhe objekteve afariste. Nga ky keqpërdorim, pjesët e larta të qytetit, siç janë lagjja “Drenovec”, “Kolltuk” dhe “Bregu i Diellit” kanë mungesë të ujit të pijshëm. Lusim qytetarët që në këto ditë të nxehta, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ta harxhojnë racionalisht ujin e pijshëm vetëm për nevojat e domosdoshme. Ata që keqpërdorin ujin e pijshëm lënë pa ujë banorët e pjesëve të larta të qytetit, të cilët përkundër sasisë së bollshme, kanë mungesë të ujit të pijshëm.Apelojmë edhe njëherë qytetarët që keqpërdorin ujin e pijshëm, të vetëdijësohen, sepse ky veprim i pandërgjegjshëm bën që banorët e pjesëve më të larta të qytetit, në këto ditë të Ramazanit të mbeten pa ujë të pijshëm”, thotë drejtori i kësaj ndërmarrje Ajet Murati. Ndërkaq, poashtu nga NPK-Tetova-Tetovë, njoftuan se këtë javë kontrollorët dhe inspektorët e NPK-“Tetova”, do të dalin në terren për të konstatuar keqpërdorimet e ujit të pijshëm dhe ndaj të gjithë atyre individëve do të merren masa juridike konform ligjit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *