Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti në ditën e tretë për “Shkupi 2014”

Parlamenti në ditën e tretë për “Shkupi 2014”

20 korrik-Opozita theksoi se Qeveria me rebalancet e fundit ka shkurtuar mjete për arsimin, shëndetësinë dhe projektet infrastrukturore për të realizuar punimet lidhur me ndërtimet dhe përmendoret e “Shkupi 2014”.

Ky projekt sipas opozitës, kishte fillimisht një kosto prej 80 milion euro, ndërsa tashmë është tejkaluar shifra prej 350 milion euro.

Parlamenti i Maqedonisë sot në ditën e tretë vazhdon debatin për projektin “Shkupi 2014”, një informatë dhe propozim për debat të nxitur nga opozita.

Deputetët e opozitës kanë drejtuar akuza ndaj Qeverisë për harxhime të panevojshme dhe të tepruara nga paratë e popullit për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore.

Opozita theksoi se Qeveria me rebalancet e fundit ka shkurtuar mjete për arsimin, shëndetësinë dhe projektet infrastrukturore për të realizuar punimet lidhur me ndërtimet dhe përmendoret e “Shkupi 2014”.

Ky projekt sipas opozitës, kishte fillimisht një kosto prej 80 milion euro, ndërsa tashmë është tejkaluar shifra prej 350 milion euro.

Deputetët e maxhorancës kanë kundërshtuar akuzat e opozitës, duke theksuar se VMRO-DPMNE edhe pas realizimit të këtij projekti “Shkupi 2014” disa herë ka marrë dhe do të marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhje. Projekti sipas tyre i jep një infrastrukturë të re Shkupit dhe janë zgjidhur problemet me hapësirat e institucioneve shtetërore. Deputetët e maxhorancës nënvizuan se Qeveria paralelisht realizon dhe investon në shëndetësi, arsim dhe subvencionime e projekte tjera.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *