Home / Lajme / Maqedoni / Partitë në pushtet me besueshmëri më të lartë

Partitë në pushtet me besueshmëri më të lartë

31 korrik-Nga ana tjetër, 20,8 për qind e qytetarëve presin fitore të opozitës. Koalicionimin ndërmjet Ljubço Georgievskit dhe Branko Cërvenkovskit nuk e miratojnë 56,2 për qind e qytetarëve. Hulumtimi është zbatuar përmes anketës në terren, nga data 19 deri më 26 të këtij muaji, me 1.600 të anketuar.

Edhe pse deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale kanë mbetur më shumë se 6 muaj, publikimi i anketave për rejtingjet e partive politike s’ka të ndaluar. Të gjitha rezultatet e publikuara nga anketat e fundit, kanë dallim të dukshëm me njëra tjetrën për atë se cila parti e gëzon besimin më të madh të popullit. Anketa e fundit është publikuar nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) dhe Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN). Sipas kësaj ankete tek partitë politike me votues dominantë shqiptarë, BDI është në epërsi në krahasim me PDSH-në, me 11,1 ndaj 6,6 për qind. Pothuajse një e treta e të anketuarve, përkatësisht 32,4 për qind, nuk dëshirojnë të përgjigjen se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e ardhshme. Edhe partia tjetër në pushtet VMRO-DPMNE, sipas kësaj ankete gëzon rejting më të lartë në raport me LSDM opozitare – 25,5 për qind përkundër 19 përqindëve. Hulumtimi është realizuar gjatë këtij muaji. Një e katërta e të anketuarve presin që VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme – apo në përqindje 25,1, përderisa fitore të LSDM-së presin 15,2 për qind nga numri i përgjithshëm i të anketuarve. Pothuajse një e treta e qytetarëve, përkatësisht 31,3 për qind do të votonin për parti të re politike. Megjithatë, 49,7 për qind nuk do ta jepnin votën e tyre për opsion të ri politik. Sipas hulumtimit, qytetarët në masë më të madhe janë skeptikë se koalicionimi parazgjedhor do t’i sjellë fitore opozitës dhe atë 51,5 për qind. Nga ana tjetër, 20,8 për qind e qytetarëve presin fitore të opozitës. Koalicionimin ndërmjet Ljubço Georgievskit dhe Branko Cërvenkovskit nuk e miratojnë 56,2 për qind e qytetarëve. Hulumtimi është zbatuar përmes anketës në terren, nga data 19 deri më 26 të këtij muaji, me 1.600 të anketuar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *