Home / Lajme / Maqedoni / Pastrim gjithëpërfshirës i qytetit

Pastrim gjithëpërfshirës i qytetit

28 korrik-Aktualisht, grupi i parë po pastron në hyrje të qytetit, grupi i dytë po pastron në dalje të qytetit, respektivisht te stadiumi i qytetit dhe grupi i tretë te bulevardi “Ilinden”.

Tetova po ndryshon pamjen. Nëpërmjet një aksioni gjithëpërfshirës rrugët e qytetit pastrohen nga mbeturinat. Tashmë është pastruar hyrja e qytetit dhe aksioni po vazhdon në brendi të qytetit, ku aktualisht janë aktivizuar tre grupe punuese me orare shtesë dhe me punëtorë shtesë.
Aktualisht, grupi i parë po pastron në hyrje të qytetit, grupi i dytë po pastron në dalje të qytetit, respektivisht te stadiumi i qytetit dhe grupi i tretë te bulevardi “Ilinden”.

Në këtë aksion, me fuqi punëtore dhe me mjetet e veta është aktivizuar edhe njësiti i zjarrfikësve të qytetit, me qëllim që aksioni të zhvillohet me shpejtësi dhe efikasitet. Gjithashtu, edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve i janë përgjigjur apelit të komunës dhe i janë bashkëngjitur këtij aksioni gjatë pastrimit para shtëpive dhe dyqaneve të tyre afariste. Ky aksion i NPK-“Tetova” do të vazhdojë deri në pastrimin e të gjitha pjesëve të qytetit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *