Home / Lajme / Maqedoni / PDSH konfirmon bashkëpunim me LSDM

PDSH konfirmon bashkëpunim me LSDM

Konkretisht siç informuan nga PDSH pas përfundimit të mbledhjes, në ato vende ku kandidati i LSDM-së nuk do të ketë gjasa të fitojë për kryetar komune, do të mbështetet kandidati i PDSH-së dhe anasjelltas.

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin që të mbështesë marrëveshjen e kreut të Partisë, Menuh Thaçit, me kreun e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvekovski për përkrahjen e kandidatëve reciprokisht në zgjedhjet lokale. Konkretisht siç informuan nga PDSH pas përfundimit të mbledhjes, në ato vende ku kandidati i LSDM-së nuk do të ketë gjasa të fitojë për kryetar komune, do të mbështetet kandidati i PDSH-së dhe anasjelltas.

“Kuvendi Qendror i PDSH-së mori vendim që në zgjedhjet e ardhshme lokale, të mbështes marrëveshjen mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe atij të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, për mbështetje reciproke të kandidatëve, që do të thotë, në komunat ku nuk do të mund të fitojë kandidati i LSDM-së, do të përkrahet kandidati i PDSH-së, kurse në komunat ku nuk do të mund të fitojë kandidati shqiptar i PDSH-së, do të mbështetet kandidati i LSDM-së”, deklaroi njëri prej zëdhënësve të PDSH-së, Luan Tresi.

“Pikërisht shkaku i transparencës politike ne sot do ta nxjerrim këtë temë në kuadër të Kuvendit qendror, ku do të merret vendimi për një marrëveshje sado-kudo teknike për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, pra ekziston problem, ekziston gatishmëria dhe njëfarë vizion i partive politike për bashkëpunim me opozitën apo pozitën. Fjala është që këto çështje janë normale para zgjedhjeve, por ne duam ta institucionalizojmë këtë në kuadër të partisë”, ka deklaruar para fillimit të mbledhjes kryetari i Kuvendit qendror të PDSH-së, Arbër Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *