Home / Lajme / Maqedoni / PDSH promovon kandidatin për komunën e Bërvenicës

PDSH promovon kandidatin për komunën e Bërvenicës

28 korrik-Partia Demokratike Shqiptare, sonte do të promovojë kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, sikurse edhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunal nga radhët e saj.

Partia Demokratike Shqiptare, sonte do të promovojë kandidatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës, sikurse edhe listën e kandidatëve për këshilltarë komunal nga radhët e saj.Partia e Thaçit promovimin e kandidatëve për kryetar komune e filloi me Sadi Bexhetin, i cili do të garojë sërish për Komunën e Tetovës, ndërsa pas tij promovoi edhe kandidatin për kryetar Komune të Likovës, Murtezan Idrizin. Zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm do të mbahen më 17 ose 24 mars. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski tha se data nuk është caktuar, por se është vendosur që ato të mbahen në gjysmën e dytë të muajit mars, për që si zakonisht – duhet të jetë ditë e diel, ndërsa ato Parlamenti do ti thirr në fund të muajit dhjetor. Deri atëherë, do të duhet të jenë të miratuara edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor. Veljanovski tha se nuk e ka parë versionin e propozuar nga grupi i punës, i cili drejtohet nga Ministria e Drejtësisë, por nga ajo që ka arritur të njoftohet, ka mësuar se bëhet fjalë vetëm për ndryshime në pjesën e zgjedhjeve lokale. “Mesa kam arritur të informohem, Qeveria pret mendim nga OSBE-ODHIR dhe pasi të merret mendimi i tyre, shpresojmë se do të jenë gati që pas pushimeve, të fillojmë me debatin me qëllim që deri në shtator, ndryshimet të kalojnë të paktën leximin e parë dhe të kemi kohë pastaj për ndërhyrje eventuale dhe në kohë ti miratojmë ndryshimet”, tha Veljanovski

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *