Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Shqiptarët privohen nga të drejtat më elementare

PDSH:Shqiptarët privohen nga të drejtat më elementare

29 korrik-“Shqiptarët sot janë më të dobët ekonomikisht si asnjëherë më parë, papunësia në nivel rekord dhe si pasojë rritje e madhe e numrit të atyre që si rrugëzgjidhje nga kjo situatë e shohin largimin nga vendlindja. Asnjë investim shtetërorë dhe orientim të investimeve të huaja në vendbanimet shqiptare ndërsa zona e ekonomike e Tetovës prej themelimit të asaj në 2007 dhe me potencial të madh investues, BDI-ja e shndërroi në depo hedhurinash”, deklaroi nënkryetari Aliu.

Partia Demokratike Shqiptare një vjetorin qeverisjes aktuale e ka quajtur vitin më të rëndë për shqiptarët në këto 20 vite. Sipas partisë se Thaçit, Bashkimi Demokratik për Integrim, me servilitetin e vet përfundimisht i mundësoi VMRO-DPMNE-së të finalizojë projektin e funksionimit të Maqedonisë si shtet etnik vetëm i maqedonasve. Nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu, gjatë një pres konference të dielën në selinë e partisë në Tetovë, duke vlerësuar një vjetorin e qeverisë, nënvizoi se diskriminimi i shqiptarëve ka marrë përmasa të një aparteidi të organizuar shtetërorë dhe si pasojë shqiptarët privohen edhe nga të drejtat më elementare njerëzore. Sipas Aliut, shqiptarët dhe vendbanimet shqiptare përballen me mungesa elementare si ujë, rrugë, shkolla, spitale, kurse maqedonasit investojnë qindra miliona euro në ngritjen e kultit të historisë dhe identitetit kontestues. Ai është ndalur edhe në ngjarjet që karakterizuan këtë vit. “Më 1 maj qeveria inskenoi aksionin famëkeq policor i quajtur “Monstër”. Udhëheqësit e këtij aksioni Gordana Jankullovska dhe Xhelal Bajrami, të urdhëruar nga Nikolla Greuvski dhe Ali Ahmeti, pa pasur asnjë fakt, pa pasur asnjë dëshmi dhe me qindra forca policore bastisën shtëpi të shqiptarëve ku u arrestuan 20 shqiptarë, ndër ta pamë të tërhiqen zvarrë edhe të maltretohen edhe gra shqiptare. Që e keqja të mos ngel me kaq këta të arrestuar u shpallën fajtorë për radikalizëm islamik dhe terrorizëm në të njëjtën ditë nga ana e Jankullovskës dhe zëvendësit të saj nga BDI Xhelal Bajrami. Dhe sot 3 muaj pas këtij aksioni opinionit nuk i është prezantuar as edhe një fakt që do ndërlidhet që ndërlidhet me terrorizëm dhe radikalizëm islamik”, deklaroi nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu. Sipas PDSH-së, këtë vit është parë se si rrihen nxënësit shqiptarë në autobus, rrugë dhe shkolla dhe askush nuk u dënua . “Pamë se si tifozët maqedonas të financuar nga qeveria uluritën parulla antishqiptare nëpër ndeshje sportive, pamë se si nga buxheti u ndanë 5 mijë euro për 100 vjetorin e shtetit shqiptarë, që më pas u shndërruan në zero denarë dhe 50 mijë euro për “Sveti Savën”. Pamë se si flamuri shqiptarë në mënyrë nënçmuese më ligj duhet të jetë 3 herë më i vogël se ai maqedonas, pamë se si nxënësve shqiptarë ju imponohen tekste shkollore ku ofendohen rëndë shqiptarët, pamë se si integrimi i premtuar në NATO dhe BE është shndërruar në izolim total. Këtë vit pamë shumëçka, gjithçka antishiptare .Një proverbë popullore thotë “Nesë ske hajrë mos paç sherr” dhe shqiptarët nga BDI panë shumë sherr e asnjë hajr”, tha Aliu. Ai më tej ka folur edhe për aspektin ekonomik, ku gjendjen në vendbanimet shqiptare e quajti katastrofale. “Shqiptarët sot janë më të dobët ekonomikisht si asnjëherë më parë, papunësia në nivel rekord dhe si pasojë rritje e madhe e numrit të atyre që si rrugëzgjidhje nga kjo situatë e shohin largimin nga vendlindja. Asnjë investim shtetërorë dhe orientim të investimeve të huaja në vendbanimet shqiptare ndërsa zona e ekonomike e Tetovës prej themelimit të asaj në 2007 dhe me potencial të madh investues, BDI-ja e shndërroi në depo hedhurinash”, deklaroi nënkryetari Aliu. Në fund ai theksoi se edhe këtë vit vazhdoi projekti i shkatërimit të arsimit shqip si atij fillorë dhe të mesëm e në veçanti atij të lartë. “Në krye të institucionit më të lartë arsimorë të shqiptarëve në Maqedoni sot kemi një person i cili njihet për gjithçka tjetër përpos të qenit njeri akademik. Nga viti 2008 Ali Ahmeti tha që gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare dhe pas katër viteve shqiptarëve ju desh të dëgjojnë si i njëjti tre vite para përfundimit të mandatit, kërkoi edhe një mandat që të zgjidh këtë çështje dhe në fakt ju bëri me dije shqiptarëve që ky mandat ende pa filluar veçmë ka përfunduar”, është shprehur Aliu

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *