Home / Lajme / Maqedoni / Për shumicën e qytetarëve integrimi në BE dhe NATO nuk ka alternativë

Për shumicën e qytetarëve integrimi në BE dhe NATO nuk ka alternativë

Shkup, 30 korrik 2012 -Ekziston ndarje etnike në perceptimin për përkushtueshmërinë për anëtarësim në BE. Maqedonasit etnik, BE-ja nuk është e përkushtuar në anëtarësim, për shqiptarët etnik Qeveria nuk është e përkushtuar. Gjithsej 41,8 për qind e maqedonasve etnik konsiderojnë se Qeveria bën gjithçka që është e nevojshme për integrimin në BE (dhe NATO), ndërsa më shumë se gjysma vlerësojnë se zgjerimi në këtë kontekst nuk është prioritet i BE-së (52,7%) dhe se BE-ja nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare e saj (51%).

Shumica e qytetarëve në Maqedoni pa dallim të përkatësisë etnike (61,4%) konsiderojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO janë orientim strategjik i shtetit sdhe nuk shohin alternativë të integrimeve euroatlantike.

Këtë e theksojnë rezultatet nga hulumtimi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti për demokraci (IDSCS) e realizuar me anketë terreni nga 19 deri 26 korriku të ekzemplar reprezantues prej 1.600 të anketuar, lidhur me qëndrimet e për politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, në pikëpamje të orientimit strategjik dhe arritjeve të Qeverisë në këtë plan.

Të pyetur për rregullshmërinë e politikës së jashtme të shtetit, qytetarët janë të ndarë. Rreth një e treta ose 30 për qind konsiderojnë se politika e jashtme e Maqedonisë po ecë në drejtim të vërtetë, 33,6 për qind mendojnë se ajo po ecë në drejtim të gabuar, 23,8 për qind e të anketuarve janë neutralë, ndërsa 12,6 për qind nuk kanë mendim për këtë.

Sipas bazës së përkatësisë etnike, tek maqedonasit etnik, 33,7 për qind kanë deklaruar se politika e jashtme po zhvillohet në drejtim të vërtetë përkundër 29 për qind të cilët konsiderojnë se po zhvillohet në drejtim të gabuar. Tek shqiptarët etnik, madje, 42,6 për qind e të anketuarve kanë perceptim se drejtimi është i gabuar, përkundër 20,6 për qind për të cilët ai është i vërtetë.

Të pyetur për përkushtueshmërinë e Qeverisë në integrimet e Maqedonisë në BE dhe NATO, 43,2 për qind e të anketuarve konsiderojnë se nuk bën gjithçka që është e domosdoshme për integrimet, përkundër 37,6 të cilët e mendojnë të kundërtën. Nga të anketuarit, 47,3 për qind konsiderojnë se zgjerimi nuk është prioritet për BE-në, përkundër 34,6 për qind të cilët mendojnë se është prioritet për Unionin. Të mendimit se BE-ja nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare e saj janë 44,3 për qind, përkundër 38,4 për qind e të anketuarve të cilët mendojnë se Brukseli dëshiron të jemi anëtare të saj.

Ekziston ndarje etnike në perceptimin për përkushtueshmërinë për anëtarësim në BE. Maqedonasit etnik, BE-ja nuk është e përkushtuar në anëtarësim, për shqiptarët etnik Qeveria nuk është e përkushtuar. Gjithsej 41,8 për qind e maqedonasve etnik konsiderojnë se Qeveria bën gjithçka që është e nevojshme për integrimin në BE (dhe NATO), ndërsa më shumë se gjysma vlerësojnë se zgjerimi në këtë kontekst nuk është prioritet i BE-së (52,7%) dhe se BE-ja nuk dëshiron që Maqedonia të bëhet anëtare e saj (51%). Nga ana tjetër, 56,8 për qind nga shqiptarët etnik konsiderojnë se Qeveria e Maqedonisë nuk bën gjithçka që është e nevojshme për integrimin në BE (dhe NATO), si dhe se zgjerimi në këtë kontekst është prioritet i BE-së (52,7% dhe se BE dëshiron që maqedonia të jetë anëtare e saj (57%).

Çdo i katërti qytetar konsideron se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së për gjashtë deri në 10 vjet dhe së bashku me ata që janë optimistë më të mëdhenj, çdo i dyti qytetar ka pritje për anëtarësim për dhjetë vite prej tani. Për dallim nga ata, çdo i pesti qytetar konsideron se Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë anëtare e BE-së.

Raporti nga hulumtimi në tërësi mund të merret nga ueb faqja e QMBN-së

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *