Home / Lajme / Maqedoni / Policia zbuloi 46 vajza të cilat kanë punuar në mënyrë të paligjshme si valltare në objekte hotelierike në Maqedoninë perëndimore

Policia zbuloi 46 vajza të cilat kanë punuar në mënyrë të paligjshme si valltare në objekte hotelierike në Maqedoninë perëndimore

28 korrik-Ministrja theksoi se karakteristike për këtë rast është që këto persona kanë pasur liri të plotë të lëvizjes, sepse i kanë poseduar pasaportat e veta, rregullisht kanë dalë në rajonin ku kanë punuar apo kanë qenë të angazhuara.

Policia në aksion të përbashkët me Drejtorinë për të ardhura publike dhe Inspeksionin e tregut në katër objekte hotelierike hasi 46 persona të gjinisë femërore, të cilat në mënyrë të paligjshme kanë punaur si valltare dhe shoqëruese të mysafirëve. Kontrolli i aksionit është bërë më 27 korrik të këtij viti në “Enerxhi” në Tetovë, “Oriental as” në Zherovjan, “Evropa” në Vaksincë dhe “Amsterdam” në Gostivar.

Vajzat janë dërguar në Qendrën transitore për të huaj, të cilën sot e vizitoi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ajo informoi se nga vajzat, 39 janë shtetase të huaja dhe atë nëntë janë bullgare, 22 serbe, një nga Mali i Zi, një është nga Kosova, katër shtetase shqiptare dhe një është shtetase italiane. Janë të moshës ndërmjet 18 dhe 24 vjeçare. tek disa prej tyre është konfirmuar se kanë ndalesë për hyrje në Maqedoni, që do të thotë se nuk ndodhen për herë të parë këtu. Tek ato është gjetur edhe një shumë më e madhe e parave, që varësisht nga personi, lëvizte edhe nga disa mijë euro.

Ministrja theksoi se karakteristike për këtë rast është që këto persona kanë pasur liri të plotë të lëvizjes, sepse i kanë poseduar pasaportat e veta, rregullisht kanë dalë në rajonin ku kanë punuar apo kanë qenë të angazhuara.

Meqenëse personat janë hasur se punojnë pa leje të punës, katër objektet hotelierike janë mbyllur nga shërbiemt adekuate inspektuese, informoi ministrja.

Gjatë këtij viti, numri i përgjithshëm i personave të cilët janë përkujdesur në Qendrën transitore është 266, ndërkaq për momentin ka 41, prej të cilave 39 janë gra dhe dy burra.

Sipas ministres, ai numër nuk është i përhershëm, përkatësisht nuk është identik në pdo periudhë, sepse personat vijnë dhe shkojnë nga këtu. Ajo sqaroi se nëse krahasohet me vitet e kaluara, është evident trendi i rritur i numrit të personave sepse në vitin 2011, gjatë tërë vitit ka pasur gjithsejt 211 persona, ndërsa në vitet para vitit 2011 numri ka qenë mesatarisht rreth 150, 160 persona në nivel vjetor

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *