Home / Sport / PSZH prezanton Lavecin

PSZH prezanton Lavecin

Paris Sent Zhërmen ka përfunduar nënshkrimin e kontratës me argjentinasin Ezekuiel Laveci, duke e bërë atë zyrtarisht blerjen e parë të rëndësishëm të sezonit të ri. Ndonëse shifrat e akordit nuk janë bërë publike, mendohet se PSZH ka paguar rreth 30 milionë euro për lojtarin, që bëhet blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e klubit pas Havier Pastore dhe Nikolas Anelka.

“Parisi po më jep një shans të zhvillohem si lojtar dhe besoj se klubi do të bëhet një nga më të fuqishmit”, tha Laveci në një konferencë për shtyp të organizuar në ambientet e stadiumit “Parku i Princërve”. “Erdha këtu pasi kanë një projekt real dhe një mundësi për të fituar trofe. Tani do të mundohem të përsërit atë që kam bërë te Napoli”.
Edhe drejtori sportiv i francezëve, Leonardo, ka përshëndetur blerjen e parë, duke premtuar përforcime të tjera.
“Ne kërkojmë gjithmonë të përmirësojmë personalitetin dhe mentalitetin e grupit. Një lojtar si Laveci rrit nivelin e atyre që ka përreth. Kjo është mbërritja e një lojtari shumë të rëndësishëm. Mendoj se ai do të hyjë në historinë e këtij klubi”.
27 vjeçari Laveci ka rënë në sy me Napolin, skuadër për të cilën luajti 5 sezone në Serinë A. Mesfushori ka luajtur 19 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa ka fituar medaljen e artë me përfaqësuesen olimpike të vendit të tij në Pekin 2008.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *