Home / Sport / ‘Qato’: “Ndeshja s’ishte e trukuar”

‘Qato’: “Ndeshja s’ishte e trukuar”

“Kategorikisht hedh poshtë këto spekulime, pasi një gjë e tillë nuk egziston. Janë zëra dashakeq që duan të prishin imazhin e skuadrës dhe që nuk i’a duan të mirën Shkëndijës. Ne nuk kemi trukuar rezultatin dhe këtë u siguroj 100 %. Normal që jemi të dëshpruar pas gjërave që na ndodhën, pasi eliminimi ishte i papritur për ne, poasaçërisht nëse marrim parasysh si rrodhën gjërat në këtë ndeshje. Mirpëo gabimet janë pjesë e futbollit dhe ne tani s’mund të ndryshojmë asgjë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.

Pas eliminimit të turpshëm dhe zërave për trukim të përballjes me Portadounin, në kuadër të revanshit të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani demanton kategorikisht pohimet për manipulimin e rezultatit. Sipas trajnerit të Shkëndijës këto thashetheme kanë për qëllim prishjen e imazhit të skuadrës edhe pse të njëjtin u’a ‘prishi’ ekipi gjysmë-amator i Portadounit, që arriti të mundë tetovarët me gola qesharak dhe përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë. “Kategorikisht hedh poshtë këto spekulime, pasi një gjë e tillë nuk egziston. Janë zëra dashakeq që duan të prishin imazhin e skuadrës dhe që nuk i’a duan të mirën Shkëndijës. Ne nuk kemi trukuar rezultatin dhe këtë u siguroj 100 %. Normal që jemi të dëshpruar pas gjërave që na ndodhën, pasi eliminimi ishte i papritur për ne, poasaçërisht nëse marrim parasysh si rrodhën gjërat në këtë ndeshje. Mirpëo gabimet janë pjesë e futbollit dhe ne tani s’mund të ndryshojmë asgjë”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, pas kthimit të ekipit tij Tetovë. “Ne kemi arritur në Tetovë të ejnten në orën 7 të mëngjesit dhe t’ju them të drejtën këtu kemi mësuar për atë që flitet në opinion. Mendoj se nuk është korrekte të akuzohet skuadra për gjëra të këtilla, kur në fakt nuk egziston diçka e tillë. Luajtëm mirë pjesën e parë, kur përveç golit të Cuculit mundeshim të shënojmë edhe ndonjë tjetër gol, ndërsa në pjesën e dytë s’ishim në nivel. Pranuam gola nga gabime të pafalshme të mbrojtjes dhe portierit, por këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë, ndërsa do të ndodhin edhe në të ardhmen. Nuk don të thotë se kemi manipuluar rezultatin, nëse portieri s’ka ditë të mirë”, sqaroi Osmani. Pas largimit të portierit Marko Jovanovskit, Shkëndija në merkaton e verës u përforcua në portë me Trajçe Nikovin, i cili madje debutoi në ndeshjen e parë në Kumanovë, kur Velii mungoi për shkak të dëmtimit. Në takimin e kthimit pak sa pa pritur, trajneri Osmani vëndos në portë Veliin (në Ligën e Parë s’ka mbi 10-të ndeshje), duke lënë në pankinë Nikovin (ka mbi 15 paraqitje në kupat evropiane). “Nikov vetë më ka thënë se nuk është i përgatitur dhe për këtë portën i’a besuam Velii-t. Edhe në ndeshjen e parë duhej të mbrojë Velii, mirëpo ai mungoi në atë ndeshje për shkak të dëmtimit që pësoi në miqësoren me Flamurtarin në Ohër. Tani pasi ai u rrikthye, ne si staf teknik vlerësuam se ai është më i përgatitur për të mbrojtur në këtë përballje. Fakteqësisht ai pati një pjesë të dytë të dobët dhe gjërat rrodhën ashtu si rrodhën”, përfundoi trajneri ‘kuqezi’, Qatip Osmani. Ndërkohë së shpejti pritet reagimi i kryesisë më të ngushtë të Shkëndijës, të cilët do të vendosin për të ardhmen e klubit, pas debaklit evropian. Pos kësaj ata përballen me akuza trukimi dhe gjërat së shpejti duhet të qartësohen. Manipulimi i rezultatit për momentin është vetëm spekulim, ndërsa eliminimi nga amatorët e Portadounit është një realitet i hidhur dhe përgjegjësinë për këtë turp dikush duhet ta marrë mbi vete.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *