Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria miratoi Projekt për ndërtimin e kanalit të hapur në Haraçinë

Qeveria miratoi Projekt për ndërtimin e kanalit të hapur në Haraçinë

25 korrik-“Realizimi i këtij projekti për Haraçinën paraqet kontribut të drejtpërdrejt në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, për pengimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme, për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe për rregullimin e hapësirës pasa shkollës fillore”, theksoi Hoxha.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi Projektin për ndërtimin e kanalit të hapur në komunën e Haraçinës, i cili duhet të fillojë gjatë këtij viti, ndërsa të përfundojë nga mesi i vitit të ardhshëm.

“Ndërtimi i kanalit të hapur në Haraçinë ishte kërkesë shumëvjeçare e banorëve të këtij vendi në afërsi të së cilit ndodhet shkolla fillore, ndërsa ky kanal për shkak të ujërve të zeza paraqet rrezik të përditshëm për nxënësit dhe banorët nga bartja e sëmundjeve të ndryshme infektuese dhe infeksioneve”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Muhamed Hoxha.

Projekti do të kushtojë 89 milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i cili e përgatiti dokumentacionin e përgjithshëm të nevojshëm për realizimin e tij.

“Realizimi i këtij projekti për Haraçinën paraqet kontribut të drejtpërdrejt në përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës, për pengimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme, për mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe për rregullimin e hapësirës pasa shkollës fillore”, theksoi Hoxha.

Kjo, siç potencoi ai, është edhe një dëshmi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e realizon programin e tij dhe se investimet janë sistemuar atje ku ka nevojë në mbarë territorin e shtetit tonë.

“Tenderi për këtë projekt në pajtim me Ligjin për furnizime publike do të hapet gjatë këtyre ditëve dhe nëse zhvillohet sipas dinamikës së paraparë ofertat do të hapen deri në fund të gushtit, ndërsa marrëveshja do të nënshkruhet deri në fund të shtatorit”, njoftoi zëdhënësi Hoxha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *