Home / Sport / Renova kërkon fitore përballë Libertasit

Renova kërkon fitore përballë Libertasit

“Renova është e gatshme për këtë duel dhe nuk mendojmë për gjë tjetër përveç një fitoreje me rezultat bindës. Jemi të vetëdijshëm se përballë do të kemi kundfërshtar më të dobët, mirëpo rolin e favoritit ne duhet ta arsyetojmë në teren. Unë jam optimist se nëse zbatojmë në përpikmëri detyrat e stafit teknik dhe nëse luajmë në maksimumin e forcave tona, gjithsesi se nuk do të mungojë rezultati dhe ndoshta do të kemi fatin që të zgjidhim çështjen e raundit të ardhshëm që në ndeshjen e parë”, deklaroi kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu, në takimin me gazetarë të zhvilluar të mërkurën në Hotel ‘Belevue’ në Shkup.

Vetëm fitore edhe atë me rezultat bindës është në mendjen të gjithë pjestarëve të Renovës, para ndeshjes së sotme me ekipin nga San Marino, FC Libertas. Xhepçishtasit kanë bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme para kësaj sfide të parë kualifikuesë në Liga Evropë, ndërsa edhe pse përballë do të kenë autsajder absolut, gjithsesi ftojnë në kujdes dhe angazhim maksimal. Për të treguar pritejet e tyre nga ky duel, Renova të mërkurën organizoi takim me gazetarë, në të cilën folën trajneri Kostov dhe kapiteni Nuhiu. “Dua që në fillim të them se ne si KF Renova respektojmë maksimalisht kundërshtarin tonë të sotëm, megjithse jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për skuadër amatore. Jemi përgatitur mirë, kemi patur plan të përpiktë të cilin e kemi respektuar në maksimum dhe planet tona janë që kësaj ndeshje t’i qasemi në maksimumin e forcave tona. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tentojmë që në ndeshjen e parë të sigurojmë fitore bindëse para ndeshjes së kthimit”, deklaroi shefi i stafit teknik i Renovës, Vllatko Kostov, i cili më shumë se kundërshtarit, frikën i’a ka motit që mbizotron në vend dhe temperaturave ekstreme. “Renova është e gatshme për këtë duel dhe nuk mendojmë për gjë tjetër përveç një fitoreje me rezultat bindës. Jemi të vetëdijshëm se përballë do të kemi kundfërshtar më të dobët, mirëpo rolin e favoritit ne duhet ta arsyetojmë në teren. Unë jam optimist se nëse zbatojmë në përpikmëri detyrat e stafit teknik dhe nëse luajmë në maksimumin e forcave tona, gjithsesi se nuk do të mungojë rezultati dhe ndoshta do të kemi fatin që të zgjidhim çështjen e raundit të ardhshëm që në ndeshjen e parë”, deklaroi kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu. Sipas informatave nga tabori i Renovës, të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, ndërsa trajneri Kostov nuk do të mund të llogarisë vetëm në shërbimet e sulmuesit Boban Jançevski, i cili është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq të marrë vitin e kaluar në ndeshjen e kthimit me Glentoranin në Irlandën e Veriut. Përballja Renova-Libertas do të zhvillohet të enjten në Kumanovë me fillim në orën 17:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitra serb në krye me Danillo Gruiq.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *