Home / Sport / Renova ‘shkatëroi’ Libertasin

Renova ‘shkatëroi’ Libertasin

Klubi i futbollit Renova me një këmbë është në raundin e dytë kualifikues të Liga Evropës, pasi që në ndeshjen e parë në Kumanovë, mundi përfaqësuesin e San Marinos, Libertasin, me rezultatin e thellë 4:0. Muharem Bajrami me tre gola ishte heroi i takimit, ndërsa ndeshja kthyese sipas gjithë gjasave do të jetë vetëm një formalitet për Renovën.

Sipas paralajmërimeve, skuadra e Renovës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 përballë Libertasit nga San Marino, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e ardhshëm të Liga Evropës. Renova që ishte skuadra me më shumë fat në hedhjen e shortit, rolin e favoritit të madh përballë skuadrës amatore nga San Marino e arsyetoi edhe në teren, ku me pak më shumë seriozitet, ndoshta do të mund të fitonte me rezultat edhe më bindës. Që në fillim të ndeshjes u pa se vendasit do të jenë skuadra e vetme që do të luajë futboll, pasi miqtë nisën lojën me formacion të mbyllur me 5 futbollistë në mbrojtje, ndërsa as që kishin ndërmend të sulmojnë, normal duke shpresuar në disfatë sa më të pranueshme. Pas disa sulmeve fillestare, në minutën e 9-të Argjend Gafuri në depërtim ndalet në zonë, ndërsa arbitri serb Grujiq tregoi në pikën e bardhë. Muharem Bajrami ishte i saktë nga penaltia dhe Renova avansoi 1:0. Nuk kaloi shumë kohë, kur Renova fitoi një tjetër penalti dhe përsëri pasi në zonë ndalet Gafuri. Ekzekutuesi përsëri i njëjtë, Bajrami dhe 2:0. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat edhe përkundër disa rasteve të mira të vendasve, ndërsa në fraksionin e dytë Renova solli edhe dy gola tjerë. Ishte minuta e 60-të kur Simovski krosoi në zonë, ndërsa i posa ikuadruari në lojë Skenderi shënoi për 3:0. Kuriozitet i këtij goli është se i riu Skenderi ishte futbollisti më shtatëshkurtër në teren dhe ndoshta ndër më të ultit që kanë luajtur në Liga Evropa, ndërsa arriti të realizojë gol me kokë. Renova vazhdoi dominimin edhe më tej dhe në minutën e 83-të Muharem Bajrami nga gjuajtja e lirë shënoi për 4:0, duke kompetuar hat-trickun e tij në këtë përballje. Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit dhe Renova me meritë mori fitoren bindëse, duke paralajmëruar kualifikim ekspres në raundin e dytë të garave në Liga Evropa. “Falemenderojmë drejtuesit e Renovës për mikpritjen që na kanë bërë të cilën do të tentojmë t’ua kthejmë në San Marino. Ne jemi ekip amator dhe kemi ardhur këtu me dëshirën për të mësuar dicka nga Renova. Besojmë se i’a arritëm qëllimit, pasi kishim një mikpritës shumë të mirë. Futbollistët u munduan aq sa mundeshin dhe Renova tregoi se është ekip më kualitativ. Komplimentet tona për Renovën”, deklaroi trajneri i Libertasit, Michele Ceccoli, në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit. “Dua të falemenderoj ekipin mysafir për korrektësinë e tyre gjatë gjithë qëndrimit këtu. Janë të vështira ndeshjet e këtilla për tu luajtur, ku përballë ke ekip që patjetër duhet ta kalosh. Mirëpo futbollistët u përgjigjën me lojë të disiplinuar, shënuam në kohë dy gola dhe më pas me lojë të qetë arritëm të rrisim diferencën. Kjo fitore na jep atë komoditetin që të jemi më të qetë në ndeshjen e kthimit dhe të fillojmë ngadalë të mendojmë për kundërshtarin e rradhës në xhiron e dytë”, u shpreh trajneri i Renovës, Vllatko Kostov. Skuadra tetovare tani më do të nisë përgatitjet për ndeshjen e kthimit, ku do të kenë ndoshta një seancë stërvitore, ndërsa më pas në xhiron e dytë me shumë gjasa do të përballen me Gomelin nga Bjellorusia, që ndeshjen e parë si mysafir e fitoi me rezultat 6:0. Ndërkohë përfaësuesi i tretë i Maqedonisë në Liga Evropa, Metalurgu, ka luajtur baraz 2:2 në transfertën në Maltë përballë Birkirkaras.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *