Home / Sport / Renova s’përsërit Glentoranin, e gatshme për Libertasin

Renova s’përsërit Glentoranin, e gatshme për Libertasin

“Në futboll nuk ka më kalkulime, s’ka skuadra të dobëta në kupat evropiane, pasi të gjithë janë duke u përmirësuar. Ne jemi të vetëdijshëm se jemi favoritë, mirëpo këtë duhet ta dëshmojmë në teren. Gjithsesi jemi të bindur që mos të lejojmë të na përsëtitet rasti ‘Glentoran’, por kësaj rradhe me një angazhim dhe seriozitet maksimal shkojmë të eliminojmë kundërshtarin e parë në këtë fazë të Liga Evropës”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Skuadra e Renovës këto ditë ka rrumbullaksuar fazën përgatitore dhe tani më gjithë koncentrimi është drejtuar kah sfida e të ejntes përballë Libertasit nga San Marino. “Gjipspunuesit’ patën fat në short, kur si kundërshtar për xhiron e parë kualifikuese të Liga Evropës morën këtë skuadër amatore. Gjithsesi nga tabori i Renovës flasin me respekt për kundërshtarin, ndoshta edhe të mësuar nga përvoja e hidhur e vitit të kaluar, kur skuadra nga Irlanda e Veriut FC Glentoran përshkruhej poashtu si amatore, mirëpo që në fund arriti të eliminojë Renovën pas egzekutimit të penaltive, megjithse të dyja skuadrat fituan ndeshjet si vendas me rezultat identik 2:1. Tani xhepçishtasit janë të gatshëm të lënë pas atë përvojë të hidhur dhe me një angazhim maksimal të marrin së pari fitore bindëse në teren vendas, që më pas në takimin e kthimit të këkrojnë kualifikimin në raundin e ardhshëm. “Në futboll nuk ka më kalkulime, s’ka skuadra të dobëta në kupat evropiane, pasi të gjithë janë duke u përmirësuar. Ne jemi të vetëdijshëm se jemi favoritë, mirëpo këtë duhet ta dëshmojmë në teren. Gjithsesi jemi të bindur që mos të lejojmë të na përsëtitet rasti ‘Glentoran’, por kësaj rradhe me një angazhim dhe seriozitet maksimal shkojmë të eliminojmë kundërshtarin e parë në këtë fazë”, deklaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti. Renova të martën kishte vetëm një seancë stërvitore, ndërsa më pas skuadra transferohet në karantin në hotel ‘Belvi’ në Shkup. Të mërkurën ekipi do të realizojë një seancë stërvitore në orën 18:30 në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, ndërsa përsëri ekipi në karantin në Shkup do të presë të ejnten, kur skuadra do të udhëtojë drejt Kumanovës për të zhvilluar përballjen e parë me Libertasin. Skuadra nga San Marino tani më ka arritur në Maqedoni, ndërsa të mërkurën në orën 17:30 do të zhvillojë stërvitjen e vetme në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë. Sipas informatave nga tabori i Renovës, të gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, ndërsa trajneri Kostov nuk do të mund të llogarisë vetëm në shërbimet e sulmuesit Boban Jançevski, i cili është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq të marrë vitin e kaluar në ndeshjen e kthimit me Glentoranin në Irlandën e Veriut. Përballja Renova-Libertas do të zhvillohet të ejnten në Kumanovë me fillim në orën 17:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitra serb në krye me Danillo Gruiq.

Sot ora 15:30 Press në Hotel Bellvi

Drejtuesit e Renovës kanë vendosur që sot (e mërkurë) në orën 15:30 të organizojnë takim me gazetarë. Press konferenca e xhepçishtasve do të mbahet në Hotel Bellvi në Shkup, ndërsa pritet që para gazetarëve të paraqiten trajneri Kostov, kapiteni Nuhiu dhe njëri prej anëtarëve të kryesisë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *