Home / Sport / Ronaldo: Mesi është më i miri!

Ronaldo: Mesi është më i miri!

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, nuk ka dyshime se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, është futbollisti më i mirë në botë. 35 vjeçari kaluar një etapë të karrierës së tij si te Barcelona, ashtu edhe te Real Madrid, e ndonëse pranon se të këta të fundit ka patur një eksperiencë më të këndshme, siguron se ai është një tifoz personal i lojtarit argjentinas.

“Unë jam një tifoz i Real Madrid por nuk ka asnjë dyshim që Lionel Mesi është lojtari më i mirë në botë”, ishte përgjigja që dha ai ndaj një pyetje të gazetës “Marca”, rreth debatit se kush është një lojtar më i mirë, argjentinasi apo portugezi i Realit, Kristiano Ronaldo.
Më pas, braziliani përgëzoi Spanjën për suksesin në Euro 2012 dhe sidomos lavdëroi trajnerin Vicente Del Boske që i qëndroi idesë së tij të përdorimit të “9” false gjatë turneut.
“Futbolli ka pësuar ndryshime. Mendoj se Spanja ka bërë një punë fantastike pa asnjë “numër 9” në fushë. E njoh Del Boske mjaft mirë që te periudha kur luaja për Real Madrid dhe ai më aktivizonte gjithmonë si një “9” e mirëfilltë”.
“Por besoj se kjo skemë varet nga ndeshja, kundërshtari dhe formacioni me të cilin luan. Besoj se numri “9” do të vazhdojë të ekzistojë dhe të jetë i pranishëm në ndeshjet e futbollit”, tha ish-sulmuesi brazilian.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *