Home / Sport / Rufea-M nisi përgatitjet me katër përforcime

Rufea-M nisi përgatitjet me katër përforcime

“Të kënaqur me sezonin e kaluar dhe me një përvojë më të madhe në këtë kategori, besojmë se këtë vit do të jemi në nivel më të lartë të organizimit në të gjitha nivelet e klubit dhe të tentojmë të prekim kreun e tabelës. Jemi angazhuar maksimalisht për të përforcuar ekipin dhe besojmë se do të krijojmë skuadër të fortë dhe të denjë për të synuar pozitat më të larta në renditje”, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi.

Skuadra e futbollit Rufeja-M të shtunën ka nisur me përgatitjet verore në prag të fillimit të sezonit të ri, ku miletinasit hyjnë me ambicie të mëdha. Ekipi që në stinorin pranveror të vitit të kaluar ishte ‘hit’ i madh me rezultatet e saj, tani më synon të shkojë një hap më tej dhe të tentojë të kap Ligën e Parë. Të ngjitur vitin e kaluar në kategorinë e dytë, miletinasit kishin nevojë për pak kohë për t’u adaptuar në shoqërinë e re, mirëpo më pas në pranverë ishin bindshëm ekipi më i mirë dhe nëse do të kishin arkëtuar pak më shumë pikë në vjeshtë, ndoshta do të kapnin pozitat e balotazhit. Mirëpo drejtuesit e Rufesë janë të kënaqur me sezonin e kaluar debutues dhe planifikojnë që këtë vit të tentojnë të përzihen në luftën për kreun e tabelës. “Të kënaqur me sezonin e kaluar dhe me një përvojë më të madhe në këtë kategori, besojmë se këtë vit do të jemi në nivel më të lartë të organizimit në të gjitha nivelet e klubit dhe të tentojmë të prekim kreun e tabelës. Jemi angazhuar maksimalisht për të përforcuar ekipin dhe besojmë se do të krijojmë skuadër të fortë dhe të denjë për të synuar pozitat më të larta në renditje”, deklaroi drejtori sportiv i KF Rufeja-M, Jasin Fetishi. Për dallim nga sezoni i kaluar, skuadra nga Miletina e Tetovës nuk do të llogarisë në sulmuesin Ertan Hasan që ka kaluar te Shkëndija, si dhe mbrojtësin Valmir Alili që lidhet me kalim eventual të ‘kuqezinjtë’ tetovarë. Mirëpo në anën tjetër drejtuesit e skuadrës së Rufesë nuk kanë qëndruar duarkryq, duke arritur të angazhojnë katër futbollistë cilësorë për sezonin e ardhshëm. Rufeja në rradhët e saj ka arritur të sjellë sulmuesin më të mirë të Ligës së Dytë në dy vitet e fundit, Mixhorov nga rradhët e Miravcit. Gjithashtu te miletinasit kanë ardhur edhe Bujamin Asani i cili vjen nga Zvicra, sulmuesi BurimGuxhufi që së fundmi luajti për Makedonija Gj.P. dhe Valdet Osmani që vjen nga rradhët e Vëllazërimit. Katër futbollistë cilësorë të cilët pritet të rrisin konkurencën në skuadrën e trajnerit Xhengis Rexhepi. “Ne besojmë në këta futbollistë të angazhuar dhe për këtë i kemi ofruar në skuadrë. Presim që të japin kontributin e tyre në arritjen e rezultateve të planifikuara. Ndoshta deri në mbyllje të merkatos do të ketë edhe ndonjë risi, por për momentin këta janë futbollistët tanë të rrinjë. Dua vetëm të shtoj se portieri Dardan Miftari është në rradhët tona dhe përkundër disa spekulimeve, ai do të jetë futbollisiti ynë edhe në sezonin e ri”, përfundoi Fetishi. Rufeja-M fazën e parë përgatitore do ta zhvillojë në stadiumin e fshatit Bërvenicë, ndërsa në konsultim me presidentin Samet Rasimi do të vendoset nëse skuadra do të transferohet jashta Tetovës për fazën e dytë të përgatitjeve ku edhe duhet të zhvillohen disa ndeshje kontrolluese.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *