Home / Lajme / Maqedoni / Serbet bllokojne rruget ne veri te Kosoves

Serbet bllokojne rruget ne veri te Kosoves

Grupe të qytetarëve prej rreth 100 persona, konsiderohet të kenë qenë të tubuar me qëllim të bllokimit të rrugëve kryesore për qarkullim në këto zona, si shenjë proteste kundër shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj vendimit për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Serbët e veriut të Kosovës janë grumbulluar sot në disa lokacione dhe kanë bllokuar rrugët. Në këtë mënyrë ata duan të japin mesazhin se nuk dëshirojnë të integrohen në shoqërinë kosovare dhe se nuk pranojnë insitutucionet e Kosovës. Protestën e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas së cilës, ajo ka përfunduar pa incidente.

Sipas mediave serbe sot në orën 9.00 serbët kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore në Zveçan, në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke bërë të ditur se bllokada do të zgjasë më së paku në orë.

Përveç që kanë bllokuar shumë rrugë në veri të vendit, rreth orës 9.00 serbët janë grumbulluar tek ura kryesore në Ibër, në veri të Mitrovicës, kurse në qytet kanë bllokuar disa rrugë, raporton Blic.

Ndërsa B92 citon të ashtuquajturin kryeshef të Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkovic, të ketë thënë se serbët me këtë protestë në veri të Kosovës duan t’i dërgojnë mesazh bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës se nuk i duan institucionet e Kosovës.

“Populli që ka dalë në temperatura më të larta se 30 gradë është i vendosur, unik dhe i armatosur me durim e urti dhe do të qëndrojmë deri në fund”, citohet të ketë thënë Nedelkovici.

jo formë e protestës, bllokadës së rrugës, ka zgjatur rreth dy orë ndërsa gjatë kësaj kohe, qarkullimi në rrugët magjistrale konsiderohet të ketë qenë i bllokuar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin prezent në të gjitha vendet e ngjarjes për të monitoruar veprimet gjatë kësaj proteste.

Veç bllokimit të rrugës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër.

Vlen të theksohet se veç prezencës fizike të personave në formë të bllokadës, nuk ka pasur tentativa për vendosje të pengesave tjera fizike në rrugë.

Rreth orës 10:30 min, të gjitha rrugët janë liruar për qarkullim ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë, thuhet në komunikatën e Policisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *