Home / Sport / Shaqiri, transferimi më i shtrenjtë në Bundesligë

Shaqiri, transferimi më i shtrenjtë në Bundesligë

Shtypi gjerman dhe zviceran e ndjek Shaqirin, respektivisht “transferin më të shtrenjtë të vitit” në Gjermani hap pas hapi, raporton Albinfo. Kështu, në gazetat e të shtunës u regjistrua dhe u përshkrua gjerësisht goli i parë që “Shaq” e shënoi për FC Bajernin. Goli, u shënua në një ndeshje testuese kundër klubit të ligës regjionale Ismaning, ku Bajerni fitoi me lehtësi 4:0. “Mbetet e hapur nëse loja e tij mjafton për 11-shen e parë”, shkruan gazeta Bild pas ndeshjes ku Shaqiri shënoi gol.

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, është transferimi më i shtrenjtë deri më tash në Bundesligën gjermane për këtë afat kalimtar të verës. Ai Bayernit të Munichut i ka kushtuar 15 milionë franga zvicerane (12.5 milionë euro) nga Baseli zviceran. Sipas një statistike të nxjerrë nga gazeta zvicerane “Blick”, të premten, Shaqiri kryeson këtë listë para ish-bashkëlojtarit te Baseli, kosovarit tjetër Granit Xhaka, që këtë verë u transferua në Borussia Moenchengladbach. Sipas gazetës “Blick”, ky transferim i kushtoi ekipit gjerman 11 milionë franga zvicerane (9.1 milionë euro), aq sa i kushtoi edhe Wolfsburgut që transferoi lojtarin Bas Dost nga Heerenveeni holandez.

“Mbetet e hapur nëse loja e tij mjafton për 11-shen e parë”, shkruan gazeta Bild pas ndeshjes ku Shaqiri shënoi gol.

Shtypi gjerman dhe zviceran e ndjek Shaqirin, respektivisht “transferin më të shtrenjtë të vitit” në Gjermani hap pas hapi, raporton Albinfo. Kështu, në gazetat e të shtunës u regjistrua dhe u përshkrua gjerësisht goli i parë që “Shaq” e shënoi për FC Bajernin. Goli, u shënua në një ndeshje testuese kundër klubit të ligës regjionale Ismaning, ku Bajerni fitoi me lehtësi 4:0.

Por, me gjithë faktin se në titujt e shkrimeve potencohet se Shaqiri ka shënuar gol, në vazhdim të tekstit të gazetës Bild, xhuxhit magjik nuk “i shkruhet” mirë. “Mbetet e hapur nëse loja e tij mjafton për 11-shen e parë”, shkruan gazeta jo shumë e bindur me potencialin e Shaqirit.

Por 20 vjeçari i ka edhe disa javë në dispozicion për të bindur trajnerin Heynckes për kualitetet e veta. Shaqiri në ndeshjen kundër Ismaningut ka luajtur në njëmbëdhjetëshen e parë dhe ka filluar si sulmues. Mirëpo, golin e tij të parë si bajeras ai e ka shënuar pasi ka ndërruar anën, kur filloi të luante si lojtar mesfushor. Goli i Shaqiri, i shënuar në minutën e 86, e ka ngritur rezultatin në 3:0.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *