Home / Lajme / Maqedoni / shi e bresher ne Gostivar

shi e bresher ne Gostivar

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu, breshër dhe erëra të fuqishme ka përfshirë dje rajonin e Gostivarit dhe një pjesë të Pollogut.

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu, breshër dhe erëra të fuqishme ka përfshirë dje rajonin e Gostivarit dhe një pjesë të Pollogut.

Për gjysmë ore, tërë zona e Gostivarit është përfshirë nga moti i keq, duke pasuar me reshje intensive të breshërit.

Nga moti i keq një pjesë e komunës së Gostivarit ka ngelur pa energji elektrike, por më pas situata është normalizuar. Nga reshjet e shiut janë shkaktuar vërshime dhe gjendje e rënduar në rrugët e qytetit të Gostivarit. Erërat e forta dhe stuhia gjithashtu kanë shkaktuar edhe dëme materiale, me ç`rast nga rrëzimi i drunjve të lartë janë dëmtuar disa makina dhe objekte. Dëme materiale kanë pësuar edhe disa objekte banimi. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *