Home / Lajme / Maqedoni / Shkelje të shumta në aksionin “Monstra”.

Shkelje të shumta në aksionin “Monstra”.

20 korrik-Gjatë këtij aksioni, nënvizon më tej Komiteti i Helsinkit, dolën në shesh edhe shkeljet ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve siç ishte rasti i Haki Azirit për të cilin 6 ditë me radhë nuk kishte asnjë informatë se ku ndodhej.

Komiteti i Helsinkit ka konstatuar shkelje të shumta nga ana e Ministrisë së Brendshme gjatë aksionit “Monstra”. Në raportin tremujor, Komiteti nënvizon në veçanti shkeljen e së drejtës kushtetuese të prezumimit të pafajësisë, duke filluar nga vet emërtimi i aksionit, pastaj etiketimi i personave të arrestuar pa pasur një vendim të plotfuqishëm gjyqësor, publikimin e xhirimeve nga MPB dhe pa mbrojtur identitetin e tyre. Gjatë këtij aksioni, nënvizon më tej Komiteti i Helsinkit, dolën në shesh edhe shkeljet ligjore për mbrojtjen e dëshmitarëve siç ishte rasti i Haki Azirit për të cilin 6 ditë me radhë nuk kishte asnjë informatë se ku ndodhej. “Rasti tregon se ekziston rrezik real që ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve të keqpërdoret në procedurën para hetimore. Pikërisht në ligj është përcaktuar se dëshmitari mbrojtës mund të jetë personi, i cili, në mënyrë vullnetare do të paraqitet ndërsa për vendimin e tij nuk duhet të lajmërohet as avokati e as anëtari i familjes. Pikërisht kjo mundësi lë hapësirë që një person i caktuar nën presion dhe kërcënime policore të nënshkruaj se pajtohet të përfshihet në program in për mbrojtje të dëshmitarëve”. Komiteti vlerëson se para se të nënshkruhet një pajtueshmëri e këtillë personave tu jepet mundësi të këshillohen me avokat. Komiteti shpreh brengosje edhe për pasojat eventuale që mund të paraqiten nga implementimi i ligjit të ri për lustrim i cili paraqet kërcënim real për ata që kanë mendim ndryshe.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *