Home / Sport / Shkëndija e gatshme për Portadown-in

Shkëndija e gatshme për Portadown-in

“Besoj se për kohën që kemi patur në dispozicion jemi përgatitur mirë dhe në maksimumin e forcave tona do të presim kundërshtarin. Skuadra duket e gatshme për këtë sfidë, ndërsa njëkohësisht me përgatitjet, ne kemi tentuar të analizojmë rivalin tonë. Është ndeshje ndërkombëtare dhe jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë, mirëpo gjithashtu jemi të bindur që me mbështetjen e publikut të japim maksimumin e mundësive tona për të nxjerërrezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit”, deklaroi shefi i stafit teknik Qatip Osmani.

Drejtuesit e skuadrës tetovare shprehen të gatshëm për të mirëpritur ekipin nga Iralnda e Veriut, FC Portadown, ndërsa futbollistët e tone optimiste besojnë në rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Kjo është atmosfera që mbizotëron në kampin ‘kuqezi’ të cilët kanë lënë pas përgatitje njëjavore në Ohër, deri sa të shtunën janë kthyer në Tetovë ku do të qëndrojnë deri ditën e zhvillimit të ndeshjes. “Besoj se për kohën që kemi patur në dispozicion jemi përgatitur mirë dhe në maksimumin e forcave tona do të presim kundërshtarin. Skuadra duket e gatshme për këtë sfidë, ndërsa njëkohësisht me përgatitjet, ne kemi tentuar të analizojmë rivalin tonë. Është ndeshje ndërkombëtare dhe jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë, mirëpo gjithashtu jemi të bindur të japim maksimumin e mundësive tona për të nxjerë rrezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit”, deklaroi shefi i stafit teknik Qatip Osmani, i cili dha një analizë për ekipin kundërshtar në këtë ndeshje të parë të xhiros së parë të kualifikimeve për Liga Evropa. “Sigurisht se kemi tentuar të analizojmë në maksimum kundërshtarin me të dhëna nga interneti dhe nga lidhjet që kemi arritur të sigurojmë. Bëhet fjalë për skuadër cilësore, taktikisht shumë e diciplinuar dhe që luan futboll cilësor. Kanë ekip me përvojë dhe me moshë mesatare prej 27-28 vjet, ndërsa spikat futbollisti 29 vjecar Braniff që është edhe reprezentues i Irlandës së Veriut. Kanë kualitet dhe duhet të respektohen maksimalisht, por realisht mendoj se ne kemi ekip më kualitativ”, sqaroi Qato-ja. Futbollistët e Shkëndijës pasi të shtunën u kthyen nga Ohri, të dielën kishin ditë të lirë, ndërsa të hënën në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë do të kenë seancën e fundit stërvitore para sfidës me Portadown-in. Skuadra ka pësuar disa ndryshime në krahasim me sezonin e kaluar, ndërsa trajneri Osmani edhe pse në Ohër pati vetëm një ndeshje kontrolluese, gjithsesi se mendon se ka arritur të kristalizojë formacionin që do të nisë ndeshjen. “Formacionin vec më e kam të qartë, ndoshta me një dilemë të vogël. Kthimi i Cuculit normal që më detyron të ndryshoj planet, por njëkohësisht me jep obsion shtesë për këtë ndeshje. Kush do që të luaj, unë pres angazhim maksimal dhe lojë cilësore. Na presin 180 minuta luftë për kualifikim në raundin e ardhshëm, ndërsa besoj se ndeshja e parë nuk do të zgjidh asgjë. Personalisht do të kisha dashur fitore pa gol të pranuar në Kumanovë, që më pas të Irlandën e Veriut të kërkojmë kualifikimin”, përfundoi trajneri Osmani.

Irlandezët prej të dielën në Shkup

Ekspedita e Portadoën-it të dielën ka zbarkuar në Maqedoni dhe është vendosur në Hotel Arka në Shkup. Rivali i Shkëndijës në xhiron e parë kualifikuese të Liga Evropës të hënën në orën 17:30 do të zhvillojë seancë stërvitore në staidumin e Bashkimit në Kumanovë, ndërsa për momentin nuk ka ndonjë zyrtarizim nëse do të organizojnë takim me gazetarë.

Shkëndija: Press në orën 13:30, stërvitje në 18:30

Si që është paralajmëruar paraprakisht nga drejtuesit e Shkëndijës, ekipi tetovar të hënën në orën 13:30 do të organizojë takim me gazetarë, i cili do të zhvillohet në press-zyrat e stadiumit të Bashkimit në Kumanovë. Me shumë gjasa pritet që para gazetarëve të paraqiten trajneri Osmani, kapiteni Mustafi dhe ndonjë anëtar i kryesisë së klubit. Ndërkohë që trajneri Osmani ka vendosur që seancën e fundit stërvitore ta zhvillojë në orën 18:30, pasi që tereni paraprakisht do të jetë në shërbim të mysafirëve nga Irlanda e Veriut.

Velii humb ndeshjen e parë, tjerët gati

Shkëndija në ndeshjen e parë me Portadown-in do të mund të llogarisë në të gjithë futbollistët e saj, në përjashtim të portierit Hadis Velii, i cili lëndoi rrëndë hundën në takimin kontrollues me Flamurtarin në Ohër. Për të ndeshja e parë humbet, ndërsa gjithë futbollistët tjerë do të jenë në shërbim të trajnerit Osmani. Këtu bën pjesë edhe Cuculi i cili ditë më parë i’u bashkua ekipit. Pritet që për herë të parë në një ndeshje zyrtare të Shkëndijës të debutojnë përforcimet Aliu, Ejupi, Hasan, Aliovski dhe Nikov.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *