Home / Sport / Shkëndija mendon vetëm për fitore

Shkëndija mendon vetëm për fitore

“T’ju them të drejtën unë dhe gjithë shokët e skuadrës mendojmë vetëm për fitore. Jemi të bindur se kemi kapacitet për të mundur Portadownin dhe jemi mobilizuar maksimalisht për këtë sfidë. Pa marrë parasysh rezultatin në ndeshjen e parë, tani ne do të tentojmë të fitojmë dhe me këtë të kalojmë në raundin e dytë”, foli me optimizëm mbrojtësi i Shkëndijës, Sedat Berisha.

Shkëndija e Tetovës sot në orën 20:45 minuta në “Shamrock Park Stadium” në Portadown të Irlandës së Veriut do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës, përballë ekipit vendas me të njëjtin emër si qyteti. Pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kumanovë, Shkëndija ka nevojë për fitore, ose barazim me gola të shënuar, për të kaluar në raundin e rradhës. “T’ju them të drejtën unë dhe gjithë shokët e skuadrës mendojmë vetëm për fitore. Jemi të bindur se kemi kapacitet për të mundur Portadownin dhe jemi mobilizuar maksimalisht për këtë sfidë. Pa marrë parasysh rezultatin në ndeshjen e parë, tani ne do të tentojmë të fitojmë dhe me këtë të kalojmë në raundin e dytë”, foli me optimizëm mbrojtësi korpulent i Shkëndijës, Sedat Berisha, i cili beson se klima në Irlandën e Veriut do të jetë e favorshme edhe për ‘kuqezinjtë’. “Këtu temperaturat janë shumë më të ulta dhe vazhdimisht ka shi. Kjo nuk është pengesë për ne, përkundrazi, mendoj se është një favor pas asaj që përjetuam në Kumanovë, kur thjesht ‘u dogjëm’ në atë vapë. Tani është ndryshe dhe neve na mbetet që të bëjmë punën tonë me sukses”, tha Berisha. Pasi të shtunën vonë u akomoduan në hotel, futbollistët të dielën gjithë ditën kishin pushim, ndësa vonë pas dite zhvilluan një seancë stërtivore. Të hënën përsëri dita ishte e rezuervuar për të pushuar, ndërsa në orën 20:45 u zhvillua seanca e fundit stërvitore para kësaj sfide. “Rruga na mundoi pak, mirëpo kishim kohë të mjaftueshme për të pushuar. Të dielën kishim një seancë stërvitore në një fushë tjerër, ndërsa të hënën u stërvitëm në stadiumin ku sonte zhvillohet përballja. Jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin e forcave tona, drejt fitores së parë historike të Shkëndijës në kupat evropiane”, thotë Berisha, i cili beson se ka ardhur koha që edhe skuadra tetovare të sjellë golin e parë në Evropë, që do të nënkuptonte edhe kualifikim më tej. “Unë jam i vetëdijshëm se në futboll ndodhin befasi dhe për këtë nuk dua të keqkuptohem në rast dështimi eventual për të cilin as që dua të mendoj, mirëpo e them sinqerisht se kam besim të madh se do të kalojmë irlandezët. U pa edhe në Kumanovë se jemi më kualitativ, sulmuam 90-të minuta dhe vetëm fati i madh sportiv shpëtoi kundërshtarin pa pranuar gol. Tani duhet gjërat të ndryshojnë, sulmuesit të rregullojnë nishanin e tyre dhe të sjellin atë gol të parë historik për Shkëndijën në Evropë. Më pas besoj të jetë lehtë, pasi do të heqim atë ngarkesën psiqike. Edhe pse edhe me barazim do të ishim ne skuadra e kualifikuar, gjithsesi Shkëndija sonte do të luajë për fitore, me të cilën do të dëshmonim se jemi më cilësorë se Portadowni”, përfundoi mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës, Sedat Berisha. Trajneri Osmani ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe pritet që në fushë të nxjerë 11-të më të përgatiturit. Pritet që kryesisht të luajnë ata që nisën sfidën e parë në Kumanovë, megjithse nuk përjashtohen disa ndryshime në përbërjen e parë. Ndeshja Portadowni-Shkëndija zhvillohet sonte në “Shamrock Park Stadium” në Portadown të Irlandës së Veriut me fillim në orën 20:45, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitra danez, në krye me Mihael Johansenin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *