Home / Sport / Shkëndija u nis drejt Irlandës së Veriut

Shkëndija u nis drejt Irlandës së Veriut

“Në ndeshjen e kthimit shkojmë për fitore, pasi besojmë se mund t’ia arrijmë. Tani do tentojmë të përmirësojmë efikasitetin para portës kundërshtare dhe kam besim të madh se mund të fitojmë kundërshtarin në teren të tyre dhe të kalojmë në raundin e ardhshëm të Liga Evropës”, deklaroi trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani

Ekspedita e Shkëndijës në orët e vona të së premtes është nisur drejt Irlandës së Veriut, ku të martën do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit me Portadownin në kuadër të xhiros së parë të Liga Evropës. Edhe pse paralajmërohej se drejt Irlandës do të udhëtohet të dielën, për shkak të lidhjes rrugore ka ardhur deri te një ndryshim dhe Shkëndija të premten vonë me autobus u nis drejt Sofies, ku të shtunën ora 10:00 kanë fluturim drejt Londrës. Prej Londre pason tjetër flututrim drejt Belfastit, ndërsa më pas me autobus do të udhëtohet drejt qytetit të Portadownit. Kthimi për në Maqedoni do të jetë përmes të njëjtit drejtim një ditë pas zhvillimit të përballjes kthyese. Sa i përket ndeshjes, nga tabori i Shkëndijës edhe përkundër barazimit 0:0 në Kumanovë, mbesin optimist se mund të kalojnë këtë kundërshtar modest, por për këtë duhet dhënë maksimumi nga ana e të gjithë lojtarëve. “Në ndeshjen e kthimit shkojmë për fitore, pasi besojmë se mund t’ia arrijmë. Nëse para ndeshjes së parë nuk kishim njohuri për kundërshtarin, tani gjërat qëndrojnë ndryshme. Pa marrë parasysh rezultatin në ndeshjen e parë, të gjithë e pamë se jemi shumë më kualitativ dhe vetëm mungesa e realizimit bëri që rezultati të mbetet baraz. Tani do tentojmë të përmirësojmë efikasitetin para portës kundërshtare dhe kam besim të madh se mund të fitojmë kundërshtarin në teren të tyre dhe të kalojmë në raundin e ardhshëm të Liga Evropës”, deklaroi trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, pak para nisjes për në Irlandën e Veriut. Shkëndija udhëton me formacion të kompletuar, ndërsa ndeshja zhvillohet të martën me fillim në orën 20:45 sipas kohës tonë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *