Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi jashtë agjendës së zgjerimit të BE

Shkupi jashtë agjendës së zgjerimit të BE

19 korrik-
“Ne mbështesim perspektivën evropiane të këtij vendi, por zgjidhja e kontestit të emrit është kusht”, ka deklaruar diplomati qipriot, në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Uashington lidhur me sfidat e presidencës qipriote me BE-në.

Maqedonia nuk është në mesin e vendeve në listën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, në prioritetet e Qipros.

Kjo është theksuar nga ambasadori qipriot në SHBA, Pavlos Anastasijades, vendi i të cilit nga korriku kryeson presidencën me BE gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

“Ne mbështesim perspektivën evropiane të këtij vendi, por zgjidhja e kontestit të emrit është kusht”, ka deklaruar diplomati qipriot, në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Uashington lidhur me sfidat e presidencës qipriote me BE-në.

Qiproja në prioritetet e shpalosura lidhur me presidencën gjashtëmujore në asnjë rast nuk ka përmendur përfshirjen e Shkupit në prioritetet e zgjerimit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *