Home / Sport / Sjellja e tifozëve, dashuri, urejtje apo thjeshtësi?

Sjellja e tifozëve, dashuri, urejtje apo thjeshtësi?

Duam skuadër që do na përfaqësojë në Evropë, ndërsa sillemi si bisha të egra dhe për fare ndërgjegje për pasojat që sjellim. Cfarë dashurie është ajo që të ndëshkosh skuadrën tënde? Cfarë kënaqësie është të hedhësh në teren dhe në tribuna mjete shpërthyese, duke krijuar imazhe lufte, e jo sporti? Cfarë dashurie ndaj klubit është ajo që tifozë të caktuar s’duan të paguajnë biletë hyrëse për një ndeshje ndërkombëtare dhe përmes mureve ngjiten si bisha në tribunë dhe gjithë kjo ndodh para syve të delegatit, që trishtohej nga këto pamje?

Pas ngjarjeve në ndeshjen e parë të Liga Evropës ndërmjet Shkëndijës dhe Portadown-it, UEFA paralajmëron ndëshkime serioze për skuadrën e Shkëndijës. Situata përkeqësohet me faktin se kjo është hera e dytë që në një ndeshje të Shkëndijës në Kupat Evropiane të ketë incidente nga ana e tifozëve. Paramendoni, hera e dytë në një ndeshje ndërkombëtare, ndërsa kujtojmë se takimi i të martës ishte dueli i tretë i Shkëndijës në Evropë, ndërsa i dyti në teren vendas. Pra efekt i 100% i tifozëve sa i përket organizimit në teren vendas. Ky hetim i ri i UEFA-së ndoshta do të jetë fatal për Shkëndijën, pasi paralajmërimet janë se përgatitet gjobë e madhe për ekipin tetovar, ndërsa përvec dënimet me të holla, nuk përjashtohet mundësia e luajtjes pa prani të publikut, suspendimit të terenit, apo ndoshta më e keqja, diskualifikimit nga Kupat Evropiane. E tani lind pyetja, se a kanë ndërgjegjë tifozë të caktuar, pa dashur të ofendojmë pjesën më të madhe të publikut që në të vërtetë ishin korrekt. Dihet se gjithnjë te Shkëndija problemet i bëjnë një grup i volgël i tifozëve të pandërgjegjshëm, që dita ditës po vërtetohet se nuk i’a duan të mirën klubit. Si mund të duhet një skuadër, kur nga ana tjetër i bëhet dëm në cdo hap. Kur menduam se i lamë pas incidentet dhe ndëshkimet nga FFM-ja, në kuadër të kampionatit vendor, vijmë në situatë që të dënohemi në Evropë. Duam skuadër që do na përfaqësojë në Evropë, ndërsa sillemi si bisha të egra dhe për fare ndërgjegje për pasojat që sjellim. Cfarë dashurie është ajo që të ndëshkosh skuadrën tënde? Cfarë kënaqësie është të hedhësh në teren dhe në tribuna mjete shpërthyese, duke krijuar imazhe lufte, e jo sporti? Cfarë dashurie ndaj klubit është ajo që tifozë të caktuar s’duan të paguajnë biletë hyrëse për një ndeshje ndërkombëtare dhe përmes mureve ngjiten si bisha në tribunë dhe gjithë kjo ndodh para syve të delegatit, që trishtohej nga këto pamje? Kryesia e klubit ndoshta ka shumë gabime dhe kjo është temë në vete, mirëpo si mund e njëjta të përballet me këtë fenomen? Shkëndija dhe tifozët funksionojnë së bashku dhe nëse duam rritje të ekipit, duhet patjetër të kemi rritje të vetëdijes dhe kulturës edhe te publikut. Kujtojmë se kur Shkëndija fitoi titullin e kampionit para dy sezonesh, tifozët tetovarë ishin në nivel, nuk lejuan të provokohen nga kundërshtarët (kujtojmë ndeshjen e fituar 3:1 ndaj Teteksit), duke qenë të vetëdijshëm se qëllimi i përbashkët është titulli i kampionit. Dhe pasi të dyja palët treguan pjekuri, në fund titulli përfundoi në vitrinat ‘kuqezi’. Por tani dalim në Evropë (që në të kaluarën ishte vetëm ëndër) , përtojmë të paguajmë një biletë për klubin të cilin gjoja e duam shumë, ndërsa kontributi i vetëm që japim është arsyeja që UEFA të na dënojë. E tani fajet do t’i ketë dikush tjetër! Në fakt cdo kush tjetër, vetëm jo ndonjëri prej neve?!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *