Home / Sport / Sonte finalja Euro 2012, historike për dy kombëtaret

Sonte finalja Euro 2012, historike për dy kombëtaret

Sonte në Stadiumin Olimpik në Kiev do të luhet finalja madhështore midis Italisë dhe Spanjës.

Dy reprezentacionet e jugut të Evropës do të përballen për herë të dytë në Europianin 2012, pas përballjes së tyre në grupin C, ku u ndanë me barazim.

Mediat shkruajnë se Del Bosque sigurisht do të nis këtë finale me 9-shen e rrejshme Fabregas, apo ndoshta do të përzgjedh sulmuesin klasik Torres.

Në anën tjetër, Prandelli i italianëve mund sërish të zgjedh Abaten në krahun e djathtë, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen me Gjermaninë. Montolivo pritet të jetë startuesi i ndeshjes para Mottas, si përforcim për sulmuesit Balotelli dhe Kasano.

Sergio Ramos, mbrojtësi spanjoll ka theksuar se ekipi i tyre paksa është i shqetësuar, por nuk është i ngarkuar për përballjen me italianët.

Spanja ka shansin që të jetë kombëtarja e vetme që do të fitojë tre herë me radhë kompeticiont evropiane dhe botërore të futbollit, pas fitores së Euro 2008, dhe Kampionatit Botëror në 2010. Spanjollët gjithashtu në 19 ndeshjet e fundit janë pa asnjë humbje dhe në 9 ndeshjet e fundit pa asnjë gol të pranuar.

Përbërja e ekipeve:

Spanja (4-3-3): Kasilas – Arbeloa, Pike, Ramos, Alba – Buskets, Alonso, Xavi – Iniesta, Silva, Fabregas

Italia (4-3-1-2): Bufon – Abate, Barzali, Kielini, Balcareti – Markizio, Pirlo, De Rosi – Montolivo – Kasano, Baloteli

Balotelli mezi pret finalen

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ka deklaruar se është duke përjetuar momentet më të mira të jetës së tij. Ai ka thënë se mezi pret të luajë në finale për të mposhtur spanjollët..“Shpresoj që e diela të jetë edhe më e bukur se nata gjysmëfinale. Nuk ka rëndësi nëse unë luaj mirë apo keq në finale, rëndësi ka fitorja. Mamaja është në moshë të thyer dhe bëri sakrificën për të ardhur në stadium. Të dielën do të vijë edhe babai kështu që shpresoj të bëj 4 gola dhe jo 2. Cassano më dha një asist fantastik, vetëm ai di të bëjë gjëra të tilla. Pres që të mposhtim kampionin dhe të shpallemi ne më të mirët e Evropës”, ka thënë sulmuesi më kontrovers në “Euro 2012”.BS.

Fabregas: Italia me lojtarë të mëdhenj

Mesfushori i Barcelonës, i cili me Spanjën në “Euro 2012” po luan në rolin e sulmuesit kryesor. Cesc Fabregas, e ka lavdëruar Italinë, në prag të finalë3s së madhe të kampionatit evropian. “Kanë eksperiencë dhe lojtarë të mëdhenj si Balotelli dhe Cassano. Ai që do të fitojë do e meritojë trofeun sepse Spanja dhe Italia kanë treguar se janë skuadrat më konsistente”, ka deklaruar dhjetëshja spanjolle.

Proneca, gjyqtari i finales

Ishte menduar se gjyqtari anglez, Howard Webb do të jetë gjyqtar kryesor të ndeshjes finale të evropianit të sivjetmë, por UEFA sërish ka favorizuar portugezin, Pedro Proença. Gjatë “Euro 2012”, ai ka gjykuar tre ndeshje, përfshirë finalistët: ndeshjen e Spanjës ndaj Irlandës (4:0) dhe atë të Italisë ndaj Anglisë (0:0) si dhe përballjen e Francës dhe Suedisë. Proneca, tani 41-vjeçar debutoi në skenën ndërkombëtare në vitin 2003 dhe ka drejtuar më shumë se 65 ndeshje ndërkombëtare në karrierë. Proença ishte gjyqtari i ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve të këtij viti mes Bayern Munchen dhe Chelsea, që është një përvojë më shumë për ndeshjen e nesërme që zhvillohet në stadiumin Olimpik të Kievit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *