Home / Sport / sot ne Kumanove Renova- Libertas

sot ne Kumanove Renova- Libertas

Renovasit optimist dhe te sigurt ne fitore bindese

Fitore me rezultat bindës është obsioni i vetëm i futbollistëve të Renovës, para ndeshjes së nesërme me përfaqësuesin e San Marinos, FC Libertas. Renova ishte skuadra me më shumë fat në shortin e UEFA-së, duke marrë kundërshtar relativisht të lehtë për raundin e parë kualifikues të Liga Evropës. Xhepçishtasit shprehen të përgatitur maksimalisht për sfidën e parë me Libertasin, ndërsa edhe pse përballë do të kenë kundërshtar më të dobët, gjithsesi ftojnë në kujdes dhe angazhim maksimal. Përveç sulmuesit të suspenduar Jançevskit, trajneri i Renovës Kostov do të llogarisë në të gjithë futbollistët tjerë, ndërsa më shumë se kundërshtarit, frikën i’a ka motit që mbizotron në vend dhe temperaturave ekstreme. Mirëpo pa mara parasysh këtë, Renova mbetet favorit dhe çdo rezultat tjetër, përpos fitores bindëse të ekipit tetovar, do të ishte befasi e madhe.“Ndoshta në letër kemi kundërshtar më të dobët, mirëpo ne në asnjë mënyrë nuk do t’i nëncmomjmë ata. Kundërshtar për i jonë do të jetë edhe moti ekstrem me temperatura të larta. Mirëpo kemi kundërshtar të cilin patjetër ta fitojmë dhe nëse arrijmë t’a bëjmë këtë me diferencë më të lartë dhe të kryejmë pjesën më të madhe të punës që në ndeshjen e parë, atëherë kjo do të jetë sukses i madh për ne. Shpresoj në një fitore bindëse e cila do të jetë garancë për të kaluar më tej”, deklaroi trajneri i Renovës Vllatko Kostov. “Ne e kemi patjetër të hyjmë në këtë ndeshje maksimalisht të koncentruar, pasi nuk duam të na ndodhë ajo që na ndodhi vitin e kaluar me kundërshtarin nga Irlanda e Veriut. Ne duam që në ndeshjen e parë të arrijmë një rezultat i cili do të na sigurojë plasman në xhiron e dytë. Shpresojmë që nesër të arrijmë fitore me dy apo tre gola avanatazh”, foli me optimizëm kapiteni ‘bardhekaltër’, Fisnik Nuhiu. Ndeshja Renova-Libertas do të zhvillohet të enjten në Kumanovë me fillim në orën 17:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitra serb në krye me Danillo Gruiq-in. Ndërkohë nga ora 19:00 skuadra e Metalurgut në teren mysafir në Maltë, do të përballet me skuadrën Birkirkara.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *