Home / Lajme / Maqedoni / Sot procesi gjyqësor ‘Kalldërma’

Sot procesi gjyqësor ‘Kalldërma’

Një pjesë e punonjësve ishin përfshirë në këtë rrjet të krimit të organizuar dhe funksionon në të gjitha pikat e pagesave të autostradës në korridorin 10 nga Kumanova e deri në Gjevgjeli. Grupi kriminal posedonte programin e posaçëm kompjuterik që përgadiste dhe shtypte llogari të falsifikuara fiskale.

Në Gjykatën themelore sot në Shkup pritet të fillojë procesi gjyqësor për operacionin “Kalldërma”, ku 87 punonjës të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” u arrestuan për vjedhje nëpër pikat e pagesës rrugore.

Operacioni i koduar “Kalldërma” që u realizua në fund të vitit të kaluar ishte pjesë e operacionit “Syri i Gjarpërit” përmes të cilëve u goditën punonjësit e pikave të pagesës rrugore, pas dëmeve dhe humbjeve të mëdha financiare të ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”.

Punonjësit e pikave të pagesës rrugore akuzohen se kanë vjedhur dhe kanë dëmtuar disa miliona euro këtë ndërmarrje shtetërore, ndërsa gjithë kjo realizohej përmes dhënies së fletëpagesave të falsifikuara.

Një pjesë e punonjësve ishin përfshirë në këtë rrjet të krimit të organizuar dhe funksionon në të gjitha pikat e pagesave të autostradës në korridorin 10 nga Kumanova e deri në Gjevgjeli. Grupi kriminal posedonte programin e posaçëm kompjuterik që përgadiste dhe shtypte llogari të falsifikuara fiskale.

Ky është një nga proceset më të mëdha gjyqësore me shumë të akuzuar në Maqedoni. Në operacionin “Syri i Gjarpërit” të realizuar disa vite më parë u arrestuan dhe u dënuan 72 punonjës, mirëpo tërë procesi gjyqësor u rrëzua në Gjykatën e Apelit, për parregullësi dhe dënime të padrejta dhe është kërkuar përsëritja e tij.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *