Home / Sport / Spanja mbrojti titullin e Kampionit

Spanja mbrojti titullin e Kampionit

Fituesi i para katër vjetëve të Evropianit dhe i titullit të kampionit botëror para dy vjetësh, merr me vete edhe një titull të kampionit evropian, pasi në finalen e mbrëmshme mposhti Italinë me rezultat 4:0.

Titulli i kampionit të Evropës 2012 shkon në Spanjë. Fituesi i para katër vjetëve të Evropianit dhe i titullit të kampionit botëror para dy vjetësh, merr me vete edhe një titull të kampionit evropian, pasi në finalen e sontme mposhti Italinë me rezultat 4:0. Nuk është se munguan përpjekjet e futbollistëve italianë për të mundur Spanjën, por sonte iberikët ishin thjesht të shkëlqyeshëm dhe kjo ishte vendimtare. Mund të thuhet se kjo ishte loja më e mirë e spanjollëve në këtë kampionat dhe italianët thjesht nuk kishin zgjidhje.

Në 12 minutat e parë të lojës u vërejt një dominim i vogël në fushë i lojtarëve të Spanjës, të cilët patën dy raste të mira për të shënuar. Së pari ishte Sergio Ramos, i cili tenoi me kokë nga afërsia, por topi shkoi mbi portë. Më pastaj edhe Xavi pati një rast të mirë, por edhe goditja e tij përfundoi pak mbi portën e Bufonit. Ndërkaq, David Silva e kurorëzoi këtë epërsi në fushë me golin e parë dhe Spanja udhëhoqi me 1:0. Asistues ishte Fabregas.

Italia, e cila edhe deri në pranimin e golit nuk është se luajti mbyllur, filloi të bëjë presion më të madh dhe mori iniciativën në lojë. Ishin disa gjysmë raste nëpërmjet Cassanos (dy herë) dhe Pirlos, por pa konkretizim.

Në minutën e 41-të, një kundërsulm i shpejt dhe një pasim në thellësi afër 16 metrave të Italisë, nga Xavi drejt Jordi Albas, i cili e solli në epërsi Spanjën me 2:0.

Në minutën e 52-të, një rast i mirë i Di Natales nga afërsia, por Casillas mbron.

Nga minuta e 60-të italianët luajtën me 10 lojtarë, pasi Thiago Motta, si zëvendësues, vetëm disa minuta pasi hyri në lojë u lëndua (tërheqje muskuli), kurse Prandelli deri atëherë kishte kryer që të tri zëvendësimet dhe nuk pati të drejtë të fusë në lojë ndonjë lojtar nga bankina.

Deri në fund të ndeshjes me një lojtar më shumë në fushë, Spanja dominoi dhe pati edhe disa raste, kurse Torres, i cili e zëvendësoi Fabregasin, në minutën 82 shënoi edhe golin e tretë, pas asistimit të Xavit.

Vetëm disa minuta më vonë, më saktë në minutën e 88-të Juan Mata, sapo hyri në lojë si zëvendësues i Xavit, përfitoi nga një asistim i Torresit dhe shënoi golin e katërt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *