Home / Sport / Suat Zendeli mbështet portierin e Shkëndijës

Suat Zendeli mbështet portierin e Shkëndijës

“Dua që publikisht të shpreh mbështetjen time të parezervë për Adisin, pasi ai në këto momente e ka më të vështirë. Nuk janë korrekte akuzat ndaj tij, ndërsa besoj se nuk duhet të shihet si fajtor, pasi gjëra të këtilla ndodhin në futboll. Edhe mua më ka ndodhur të pranoj gol të tillë dhe kjo nuk don të thotë se kam lëshuar. Futbollisti më i mirë në botë, Messi humbi penalti vendimatre kundër Celzit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Barcelona u eliminua, ndërsa nuk tregojmë fare mirëkuptim për një djalosh të ri”, shprehet portieri i Renovës, Suat Zendeli.

Pas ndeshjes së shumëpërfolur të Liga Evropës, ndërmjet Portadownit nga Irlanda e Veriut dhe Shkëndijës së Tetovës, pas së cilës kishte akuza për trukim të rezultatit, ndërsa në qendër të kritikave ishte portieri ‘kuqezi’ Adis Velii, për atë gol të pranuar nga mesi i terenit, i cili praktikisht ishte vendimtar për të eliminimin e Shkëndijës, me koment ka dalë edhe ish-portieri i Shkëndijës, tani anëtar i Renovës, Suat Zendeli. Shkupjani dënon ashpër akuzat ndaj një portieri të ri si që është Velii, ndërsa mbështet fuqishëm gardianin e Shkëndijës. “Dua që publikisht të shpreh mbështetjen time të parezervë për Adisin, pasi ai në këto momente e ka më të vështirë. Nuk janë korrekte akuzat ndaj tij, ndërsa besoj se nuk duhet të shihet si fajtor, pasi gjëra të këtilla ndodhin në futboll. Edhe mua më ka ndodhur të pranoj gol të tillë dhe kjo nuk don të thotë se kam lëshuar. Futbollisti më i mirë në botë, Messi humbi penalti vendimatre kundër Celzit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Barcelona u eliminua. Mirëpo askush nuk e akuzoi se ka shitur lojën. Cdo ditë shohim gabime edhe me të rënda në vende të ndryshme dhe nga portierë eminent, ndërsa nuk tregojmë fare mirëkuptim për një djalosh të ri”, shprehet portieri i Renovës, Suat Zendeli. Sa u përket zërave për trukim, Zendeli nuk beson se ka patur dicka të tillë. “Nuk është e imja që të vlerësoj dhe të komentoj këtë situatë, mirëpo unë mora këtë hap, për t’i ofruar mbështetjen time Adisit. E tani me që ra fjala, mendimi im është se nuk ka patur trukim.Kam shumë miq te Shkëndija dhe asnjëri prej tyre nuk është një ‘tradhëtar’ i bukës së vet. Fundja edhe pse të gjithve u dhemb shumë eliminimi, megjithatë nëse pak mendojnë me kokë të ftohtë, do të binden edhe vetë se akuzat janë ta pabaza, pasi nuk është kjo mënyra e duhur për të trukuar një ndeshje. Cdo ditë shohim ndeshje të kurdisura dhe askund portieri nuk mer barën mbi vete që të lejojë të turpërohet me gol nga mesi i terenit. Ishte fatkeqësi që Shkëndija pranoi një gol të tillë dhe pa marrë parasysh të gjitha, duhet që portieri të mbështet nga të gjithë”, shtoi Zendeli, i cili gjatë qëndrimit dy-vjecar te Shkëndija kishte rastin të punojë me Velii-n, pasi ai ishte zëvendësuesi i tij. “Adisi është një djal shumë i mirë, me të gjitha vlerat njerëzore. Është portier premtues, i cili duhet të punojë edhe më shumë dhe të rritet si sportist. Për më shumë ai është shumë i lidhur emocionalisht me Shkëndijën dhe asnjëherë nuk do të kishte dëmtuar me vetëdije skuadrën. Porosis që të dalë më i fortë nga ky rast, të ngrejë kokën lartë, të shikojë përpara, me punë të pandalshme të vazhdojë rritjen e tij dhe një ditë të gjithë atyre që e kritikojnë tu tregojë se kanë gabuar në vlerësimet e tyre”, përfundoi garidani i Renovës, Suat Zendeli.

“Do kërkojmë befasi ndaj Gomelit”

Deri sa Shkëndija u përball me eliminim që në start të aventurës evropiane, Renova kishte kualifikim bindës në raundin e dytë të Liga Evropës. Dy herë nga 4:0 u mund ekipi nga San Marino, Libertas, ndërsa kundërshtari i rradhës i xhepcishtasve është ekipi bjellorus, Gomeli. “Mendoj se merituam kualifikimin dhe rezultati flet më qartë për dallimin në kualitet. Në të dyja ndeshjet nuk harxhuam shumë energji, të vetëdishëm se s’kishte nevojë për dicka të tillë, ndërsa pak sa ruanim forcat për ndeshjen e rradhës. Tani duhet të luajmë kundër Gomelit, që vjen nga një shtet me futboll më kualitativ dhe informatat e para janë se do të kemi punë të vështirë. Normal jemi të gatshëm të japim maksimumin e forcave tona, me lojë të mencur të kërkojmë rezultat pozitiv dhe të befasojmë ndoshta me avansimin në raundin e tretë. Por gjërat duhet t’i marrim më me qetësi. Të provojmë të dalim me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, ndërsa më pas do të shohim”, u shpreh Zendeli.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *