Home / Sport / Të gjithë në Kumanovë, Shkëndija pret Portadownin

Të gjithë në Kumanovë, Shkëndija pret Portadownin

“Do të dëshironim fitore bindëse dy apo tre me zero, mirëpo për ne do të ishte mirë edhe nëse fitojmë minimalisht, pa gol të pranuar. Respektojmë kundërshtarin, mirëpo jemi të vendosur të shfrytëzojmë këtë rast që të nxjerim rezultat pozitiv. Nuk do të jetë e lehtë, mirëpo ne do të luajmë në maksimumin e forcave tona”, shprehen njëzëri nga tabori i Shkënidjës para përballjes së sotme me Portadown-in, në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës.

Ka përfunduar faza përgatitore për Shkëndijën e Tetovës, e cila sot zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës, përballë përfaqësuesit nga Irlanda e Veriut, FC Portadown-in. Nga tabori i “kuqezinjëve” shprehen optimistë para ndeshjes së sotme, megjithse ftojnë në kujdes maksimal gjatë gjithë 90-të minutave. Fitore pa gol të pranuar synojnë nga tabori i Shkëndijës në sfidën e parë me Portadown-in. Të hënën në një takim me gazetarë të mbajtur në zyrat e stadiumit Bashkimi në Kumanovë, ‘kuqezinjtë’ shpalosën pritjet e tyre nga përballja e parë evropiane e këtij sezoni. Tetovarët respektojnë kundërshtarin, mirëpo besojnë në forcat e veta dhe shpresojnë të arrijnë fitore në takimin e nesërm në Kumanovë. “Ne kemi kohë që përgatitemi për këtë sfidë dhe mendoj se jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin. Për kundërshtarin kemi mbledhur informata dhe mendoj se nuk është ekip naiv si që duket në moment të parë. Shënojnë shumë gola, luajnë me disiplinë të madhe dhe ne duhet të gjejmë mënyrë që t’i neutralizojmë në këtë drejtim”, deklaroi trajneri Osmani, duke shtuar se futbollistët e tij janë të gatshëm të bëjnë hapin e madh për të kaluar xhiron e parë. “Jemi përgatitur mirë dhe besoj se futbollistët janë të gatshëm për të bërë sukses historik dhe të kalojmë këtë xhiro. Normal se duhet angazhim maksimal dhe kujdes në çdo moment. Besoj në futbollistët e mi dhe shpresojmë në fitore në këtë ndeshje të parë”, tha Qato, i cili nuk deshti të publikojë formacionin me të cilin do të luajë, pasi që për këtë do të vendoset pak para ndeshjes. Ndërkohë kapiteni Mustafi në emër të bashkëlojtarëve thëret në kujdes maksimal para takimit të nesërm, pasi ndeshjet e këtilla janë të rrezikshme. Edhe pse kundërshtari përshkuhet si gjysmë-amator dhe Shkëndijës i jepet roli i favoritit, Mustafi respekton rivalin dhe kërkon kujdes maksimal nga bashkëlojtarët e tij. “Për dallim nga kjo që thotë trajneri, unë mendoj se informatat që kemi nuk janë të mjaftueshme për të nxjerë një konkluzion për kualitetin e kundërshtarit. Ata luajnë lojën e tyre, ne duhet të shikojmë lojën tonë dhe të tentojmë që t’i mundim. Edhe pse respektoj kundërshtarin dhe dua të jemi të kujdesshëm, gjithsesi se besoj se nëse ne luajmë lojën tonë dhe jemi të përpiktë në taktikën e trajnerit, atëherë duhet të fitojmë këtë ndeshje. Xhdo dështim do të ishte fatal për ne dhe për këtë as që dua të mendoj për diçka tjetër përveç një fitoreje pa gol të pranuar. Shkëndija në takimin e nesërm do të tentojë të marë rrezultat para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme në Irlandën e Veriut. Trajneri Osmani veç më ka përafërsisht formacionin që do të nisë ndeshjen edhe pse Shkëndija këtë merkato ka pësuar disa ndryshime në përbërje. Përballja Shkëndija-Portadown zhvillohet të martën në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, me fillim në orën 17:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitra izraelitë në krye me Eitan Shemeulleviç.

Kush do shënojë golin e parë evropian?

Ndeshja e sotme përballë Portadown-it do të jetë mundësi e mirë që Shkëndija të shënojë golin e parë në Evropë. Si që dihet Shkëndija vitin e kaluar debutoi në Evropë, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, mirëpo u mund dy herë 4:0 dhe 0:1 nga Partizani, duke mos patur rast të tundin rrjetën kundërshtare. Hasani në takimin e parë në Beograd humbi penalti, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Shkup tetovarët humbën shumë raste për të realizuar. Tani kjo është mundësi e re që ‘kuqezinjtë’ të prekin historinë e tyre. Islam Ibraimi ka shënuar golin e parë në një ndeshje zyrtare për Shkëndijën, Ixhet Jusufi është golashënuesi i golit të parë në Ligën e Parë, ndërsa tani pritet emri i futbollistit që do të regjistrohet si golashënuesi i parë i Shkëndijës në kupat evropiane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *