Home / Lajme / Maqedoni / Të pavolitshme vlerësimet e udhëheqësve për situatën ekonomike dhe ndërmarrjet e tyre

Të pavolitshme vlerësimet e udhëheqësve për situatën ekonomike dhe ndërmarrjet e tyre

25 korrik-Ndikim më të madh të përkufizimit të vëllimit të prodhimit në qershor të vitit 2012 , siç qëndron në kumtesë, është kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 22,3 për qind, kërkesë e pamjaftueshme vendore me 17,5 për qind, problemet financiare me 13,1 për qind dhe mjedisi i pasigurt ekonomik me 8,8 për qind.

Udhëheqësit e subjekteve afariste vlerësojnë se në qershor të këtij viti situata ekonomike është e pavolitshme dhe në krahasim me muajin paraprak edhe në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Siç njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë, vlerësimi për sigurinë e prodhimit me porosi është më e volitshme në krahasim me muajin paraprak. Vëllimi i prodhimit në qershor të vitit 2012 është më i pavolitshëm në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa pritjet në tre muajt e ardhshëm janë më të volitshme, si dhe pritjet për numrin e të punësuarve. Në qershor të vitit 2012, teprica e lëndëve të papërpunuara dhe repromaterialeve, si dhe furnizimet vijuese të lëndëve të papërpunuara dhe retrometerialet janë nën dhe rreth normales. Teprica e prodhimeve të gatshme në qershor të vitit 2012 u rrit në krahasim me muajin paraprak. Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në qershor të vitit 2012 përfshin 58,1 për qind nga shfrytëzimi normal.

Ndikim më të madh të përkufizimit të vëllimit të prodhimit në qershor të vitit 2012 , siç qëndron në kumtesë, është kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 22,3 për qind, kërkesë e pamjaftueshme vendore me 17,5 për qind, problemet financiare me 13,1 për qind dhe mjedisi i pasigurt ekonomik me 8,8 për qind.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *