Home / Sport / Tetovarët reagojnë ndaj shpifjeve për trukim

Tetovarët reagojnë ndaj shpifjeve për trukim

“Nuk ka patur kurfarë trukimi, pasi që këto gjëra u ndodhin edhe klubeve më të mëdhaja dhe u ndodhin edhe portierëve me renome më të madhe se sa një portier i KF Shkëndija. Na vjen shkumë keq se përse u plasuan në mediume këta shpifje. Gjënjeshtra të cilat janë marrë nga njerëz të cilët nuk janë kompetentë, por qëllimi i atyre ka qenë të bëjnë destabilizim në punën e mëtejshme të KF Shkëndija, deklaroi kryetari i këshillit mbikqyrës të KF Shkëndija, dr. Habil Bexheti.

Pasi të martën u turpëruan me eliminimin e papritur nga ekipi gjysmë-amator nga Irlanda e Veriut, FC Portadoën, të premten përmes një konference për shtyp drejtuesit e Shkëndijës, stafi teknik dhe futbollistët kanë hedhur poshte në mënyrë kategorike zërat për manipulim të rezultatit. Sipas tyre media të caktuara kanë tepruar me shpifjet në drejtim të ekipit tetovar, duke tejkaluar në momente edhe kodeksin gazetaresk. Shkëndija humbi 2:1 në kuadër të revanshit të xhiros së parë të Liga Europës, ku skuadra tetovare u eliminua. Dy gola qesharak dhe disa skedina të shfaqura në rrjetet sociale në kominimin ‘dy një një’, rritën dyshimet dhe këto ishin arsye drejtuesit e ekipit tetovar të demtojnë hapur këto zëra. ve, stafit teknik dhe futbollistëve të skuadrës tetovare. “Nuk ka patur kurfarë trukimi, pasi që këto gjëra u ndodhin edhe klubeve më të mëdhaja dhe u ndodhin edhe portierëve me renome më të madhe se sa një portier i KF Shkëndija. Na vjen shkumë keq se përse u plasuan në mediume këta shpifje. Gjënjeshtra të cilat janë marrë nga njerëz të cilët nuk janë kompetentë, por qëllimi i atyre ka qenë të bëjnë destabilizim në punën e mëtejshme të KF Shkëndija, deklaroi kryetari i këshillit mbikqyrës të KF Shkëndija, dr. Habil Bexheti. E në ndërkohë trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani është befasuar nga sjellja e disa mediave dhe gazetarëve të caktuar, të cilët sipas tij kanë shpejtuar me qëndrimet e tyre dhe publikimin e shpifjeve për trukim. “Edhe unë si krejt tjerët u brengosa për akuzat që jepen ndaj kompelet skuadrës së Shkëndijës, sepse disa media, apo disa gazetarë në këtë rast dolën më shumë si gjykatës, se sa si gazetarë. Mendoj se në këto raste është e udhës që së pari të konsultohen me aktorët e lojës, se cfarë ka ndodhur në atë lojë, para se të jepet ndonjë spekulim. Është shumë lehtë që në këtë rast dikutj t’i hidhet faji, trajnerit, portierit ose lojtarëve, mirëpo e dini edhe vetë se këto gabime u ndodhin edhe ekipeve më të mëdhaja, edhe portierëve shumë të mëdhenj. Për këtë arsye e përsëris përsëri se nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje të kurdisur, tha Osmani. Gjithsesi se kjo situatë e krijuar ka rënduar aktorët direkt në fushë, futbollistët. Kapiteni Mustafi, vlerëson sit ë shëmtuara zërat për manipulimin e rezultatit, duke mbrojtur bashkëlojtarët, të cilët sipas tij kanë qenë tepër të motivuar, por ndoshta u dogjën edhe nga dëshira e madhe për të kaluar turin.“Kjo ishte më e dhimbshme, duke patur parasysh se ishte një ndeshje e Europa Ligës dhe të paktën ne si lojtarë së bashku me stafin teknik kemi pritur një ecuri të mëtutjeshme, duke shpresuar se do të eliminojmë Portadaunin. Mirëpo fati deshti që të jetë ndryshe dhe për të ndodhur edhe më e keqja u shfaqën këto spekulimet të cilat ndoshta e kanë rënduar shumë më tepër edhe punën tonë në aspekt psiqik, pasi normalisht se është ngarkesë edhe për ne lojtarët, duke patur parasysh se ishte shumë e rëndë disfata në mënyrë të tillë, mirëpo ja që futbolli i ka këto gjëra dhe u eliminuam. Por të them të drejtën më së shumti dhemb kjo tjetra, pasi kur tenton të bësh punën me nder, pati ne s’patëm fat edhe në Kumanovë të shënojmë ndonjë gol dhe të kemi epërsi, mirëpo mendoj se ne e kryem punën me nder dhe e njëjta gjë ndodhi edhe atje dhe në fund të akuzohesh për një gjë të tillë, mendoj se është një gjë shumë e shëmtuar”, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi. Personi që ka më të vështirë në këtë situatë, pa dyshim është portieri Adis Velii. Ai pranon fajin për golin e pësuar, mes lotëve kërkon falje publikut tetovar, mirëpo njëkohësisht kërkon pak korektësi, pasi Shkëndijën nuk do ta shisnin për asgjë në jetë. “Trukim nuk ka dhe s’ka patur asnjëherë. Nuk kam dëshirë që ta njollosë emrin e klubit Shkëndija, pasi është klubi im i zemrës. Unë më së paku do të pranoja të shes një lojë, si që janë shprehur mediumet. Unë u kërkoj falje gjithë publikut tetovar dhe fansave të Shkëndijës, ajo që ndodhi e panë edhe vetë. Unë nuk doja të jetë kështu, por ja që u bë, nuk e prita as unë vet. Sa për informatë, në golin e dytë më penguan reflektorët dhe nuk pash asgjë, momentin e fundit pashë se topi ishte në rrjetë”, tha Velii. Spekulimet për kurdisje të rezultatit në ndeshjen me Portadounin vlerësohen si tentim për detabilizim të skuadrës së Shkndijës, ndërsa të gjithë se bashku mbështesin portierin Velii, që është më i rënduar në këtë situatë. Vendimi që ai të mbrojë në ndeshjen e kthimit është marë në bazë të përgatitjes më të mirë fizike, ndërsa është mbështetur edhe nga anëtarët tjerë të stafit teknik dhe kapiteni. Njëkohësisht hidhen poshtë zërat se futbollistët Emini dhe Elmazovski nuk kanë dashur të luajnë në këtë ndeshje, por vendimi që ata të gjenden në pankinë ka qenë i stafit teknik. Nga tabori i Shkëndijës demantojnë zërat për kurdisje të rezultatit, ndërsa në rast të hetimeve të UEFA-së, shprehen të gatshëm për bashkëpunim. Ndërkohë pritet që së shpejti të vendosin për përgjegjësitë e këtij eliminimi të papritur nga Liga Europa.

Dorëhiqet kuvendari Xhelili

Pas ngjarjeve të fundit në lidhje me paraqitjen evropiane të KF Shkëndija, vjen dorëheqja e kuvendarit të klubit, avokat Irfan Xhelili. Bëhet fjalë për sekretarin e parë të KF Shkëndija, një prej themeluesve të klubit, kuvendar i skuadrës tetovare dhe njëkohësisht anëtari i këshillit mbikqyrës të Klubit të Futbollit Shkëndija. Irfan Xhelili merr këtë hap, pas eliminimit të turpshëm të skuadrës tetovare nga Liga Europa, ndërsa më shumë se kjo, e prek fakti që ekipi ngarkohet me akuza për manipulim të rezultatit. Duke mos dashur të jetë pjesë e këtyre ‘lojrave’, ai dorëhiqet nga cdo post, duke shpresuar që Shkëndija së shpejti të stabilizoje rradhët e saj.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *