Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Sot takohen Thaçi e Cërvenkovski

Tetovë:Sot takohen Thaçi e Cërvenkovski

18 korrik-Në takimin që do të mbahet në hyrje të Tetovës, konkretisht në mjediset e “Petroll kompani”, dy liderët e partive më të mëdha opozitare pritet të definojnë detajet e bashkëpunimit për të cilin Kuvendi qendror i PDSH ditë më parë dha dritën jeshile.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe ai i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, do të takohen sot sot ora 13.00. Në takimin që do të mbahet në hyrje të Tetovës, konkretisht në mjediset e “Petroll kompani”, dy liderët e partive më të mëdha opozitare pritet të definojnë detajet e bashkëpunimit për të cilin Kuvendi qendror i PDSH ditë më parë dha dritën jeshile. “Kuvendi Qendror i PDSH-së mori vendim që në zgjedhjet e ardhshme lokale, të mbështes marrëveshjen mes kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe atij të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, për mbështetje reciproke të kandidatëve, që do të thotë, në komunat ku nuk do të mund të fitojë kandidati i LSDM-së, do të përkrahet kandidati i PDSH-së, kurse në komunat ku nuk do të mund të fitojë kandidati shqiptar i PDSH-së, do të mbështetet kandidati i LSDM-së”, deklaroi ditë më parë njëri prej zëdhënësve të PDSH-së, Luan Tresi.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *