Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi dhe Cërvenkovski zyrtarizuan bashkëpunimin

Thaçi dhe Cërvenkovski zyrtarizuan bashkëpunimin

18 korrik-Dy krerët e partive LSDM dhe PDSH janë marrë vesh për formimin e ekipeve negociatore që do të kenë detyrë për përpilimin e marrëveshjes në detaje për bashkëpunim në terren dhe komuna.

LSDM dhe PDSH sot zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Liderët e këtyre dy partive, Branko Cërvenkovski dhe Menduh Thaçi nënvizuan se kjo është një marrëveshje për fitore në zgjedhjet lokale 2013 dhe që bashkon dy partitë më të mëdha opozitare të shqiptarëve dhe maqedonasve për tre çështje: gjendjen katastrofale ekonomike, bllokimin e proceseve evroatlantike dhe për shkak të demokracisë së rrënuar, etj.

Pas takimit të zhvilluar në ambientet e kompanisë “Petrol Kompani” në dalje të Tetovës, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se populli do të jap votën për këtë koalicion.

“Ndoshta ky bashkëpunim frikësoi Qeverinë, por do të përurohet nga shqiptarët, për shkak se jemi marrë vesh dhe do të merremi vesh edhe më tej në mënyrë transparente”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i PDSH-së shtoi se bëhet fjalë për një tendencë politike të përgjithshme në Maqedoni, si dhe nga aleatë të tjerë që janë nga faktori ndërkombëtarë që kjo politikë të delegjitimohet.

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski theksoi se janë marrë vesh për bashkëpunim teknik dhe mbështetje të ndërsjelltë të kandidatëve nëpër komuna.

“Në ato komuna ku sipas strukturës etnike nuk ka mundësi të fitojë kandidati nga pala maqedonase, ne do të jemi të gatshëm si nga LSDM ashtu edhe nga fronti opozitar të mbështesim kandidatin e promovuar nga PDSH dhe anasjelltas”, deklaroi Cërvenkovski.

Sipas tij, edhe përkundër dallimeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshjen e ohrit, opozita po bashkohet kundër pushtetit aktual.

“Edhe përkundër sulmeve të pushtetit përmes mediave të tyre, ky proces i bashkimit të opozitës ka nisur dhe nuk ka ndalim”, theksoi Cërvenkovski.

Dy krerët e partive LSDM dhe PDSH janë marrë vesh për formimin e ekipeve negociatore që do të kenë detyrë për përpilimin e marrëveshjes në detaje për bashkëpunim në terren dhe komuna.

Bashkëpunimi midis këtyre dy partive është i pari në skenën politike dhe pluralizmin politik në Maqedoni, ku dy parti të komuniteteve shqiptare dhe maqedonase arrijnë marrëveshje për bashkëpunim të hapur në zgjedhje. LSDM dhe PDSH njihen më parë sy dy parti oponente dhe që asnjëherë nuk kanë qenë në koalicionime qeveritare

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *