Home / Sport / Tre vite burg për brazilianin Breno

Tre vite burg për brazilianin Breno

Burgu pret brazilian Breno, duke i dhënë lamtumirën ëndrrave të 22 vjeçarit për t’iu bashkuar skuadrës së Lacios në Itali. Mbrojtësi është dënuar me 3 vite e 9 muaj burg pasi është shpallur fajtor për zjarrin që dogji vilën e tij, duke vënë në rrezik jetën e familjes dhe menaxherit në shtatorin e vitit 2011.

Lojtari shpresonte të dënohej 2 vite, pasi në këtë mënyrë do të përfitonte liri me kusht dhe do të mund të gjente një skuadër të re, por tashmë do të duhet të jetojë disa kohë pas hekurave të burgut. Gjithsesi, ai duhet ta quajë veten me fat, pas akuza kërkoi 5 vjet, ndërsa me ligj dënimi është nga 1 deri në 15 vite burg për raste të tilla.

Breno mbërriti në Gjermani te ekipi bavarez në vitin 2007 dhe cilësohej si një talent që në të ardhmen do të kthehej në titullar të padiskutueshëm të përfaqësueses braziliane dhe një nga mbrojtësit më të fortë në botë. Pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme dhe dëmtimeve, ai kaloi në depresion dhe u kthye në të alkoolizuar, siç u provua gjatë procesit gjyqësor.

Tani 22 vjeçari do të vuajë dënimi e tij, por do të jete vështirë që pas daljes nga qelia të gjejë një tjetër skuadër për të luajtur në Evropë, duke djegur bashkë me shtëpinë e tij edhe një karrierë të shkëlqyer.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *