Home / Lajme / Maqedoni / U miratonte kredi me dokumente të rejshme, përfundon në polici

U miratonte kredi me dokumente të rejshme, përfundon në polici

30 korrik-ipas një komunikate të SPB-së në Tetovë, personi R.M nga qyteti i Dibrës dyshohet se ka kryer tre vepra penale edhe atë “keqpërdorim të postit zyrtar”, raste të veçanta të dokumenteve të falsifikuara” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërteta”. 33 vjeçari (M.S) i cili është në arrati dhe pas të cilit është lëshuar fletëarrest, ngarkohet për veprat penale, “mashtrim”, “ndihmë” dhe “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregëti me armë zjarri dhe materieve shpërthyese”, ndërsa personi i tretë S.Z dyshohet se ka kryer veprën penale “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregëti me armë zjarri dhe materieve shpërthyese”.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallxim penal ndaj 27 vjeçarit (R.M) nga qyteti i Dibrës, 33 vjeçarit (M.S) dhe 43 vjeçarit (S.Z) që të dy nga fshati Shemshovë i Tetovës. Sipas një komunikate të SPB-së në Tetovë, personi R.M nga qyteti i Dibrës dyshohet se ka kryer tre vepra penale edhe atë “keqpërdorim të postit zyrtar”, raste të veçanta të dokumenteve të falsifikuara” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërteta”. 33 vjeçari (M.S) i cili është në arrati dhe pas të cilit është lëshuar fletëarrest, ngarkohet për veprat penale, “mashtrim”, “ndihmë” dhe “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregëti me armë zjarri dhe materieve shpërthyese”, ndërsa personi i tretë S.Z dyshohet se ka kryer veprën penale “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe tregëti me armë zjarri dhe materieve shpërthyese”. SPB-ja në Tetovë, bën të ditur se 27 vjeçari nga Dibra si punëtorë në ekspoziturën në Tetovë të “NLB Tutunka Banka” në periudhën prej janarit deri në maj të këtij viti, duke keqpërdorur postin në bankë, 39 personave u ka miratuar kredi. “39 prej kredive kanë qenë nga 5000 euro, një prej 8000 eurove, poashtu një kredi me vlerë prej 9000 eurove.Vlera e përgjithshme e kredive është 202 mijë euro. Për secilën kredi, ai ka përgatitur 39 vërtetime të rejshme për punësim dhe për të ardhurat vetenake të atyre që kanë kërkuar kredi, ka përdorur vulat e institucioneve tjera në Tetovë dhe me dokumentetet e përgatitura në atë mënyrë ai u ka miratuar kredinë. Personi i dytë nga Shemshova (M.S), ka qenë ai i cili i ka siguruar klientët , ndërsa kredikërkuesve u ka treguar se me dokumente të rejshme mund të marrin prej 100 deri në 700 euro kredi dhe më pas u ka kërkuar fotokopje nga dokumentet e tyre të identifikimit dhe më pas ia ka dorëzuar punonjësit nga Dibra. Pasi u është miratuar kredia, ai klientëve ua ka dhënë nga 100 deri në 700 euro, ndërsa mjetet tjera i kanë mbajtur me punonjësin e bankës nga Dibra. Personi i tretë (S.Z) që është vëllau i personit të dytë të dyshuar, sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre të përbashkët në Shemshovë të realizuar më 27 korrik, është gjetur pistoletë e tipit “Zbroevka” me me karikator, 37 plumba të kalibrit 7,65 milimetër dhe 9 plumba të kalibrit 9 milimetër, që i ka psoedusar pa leje”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Në fund policia njofton se Gjykatësi hetues personit nga Dibra i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, kurse S.Z, paraburgim shtëpiak prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *