Home / Lajme / Maqedoni / Uashingtoni bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis Athinës dhe Shkupit

Uashingtoni bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis Athinës dhe Shkupit

27 korrik-Majk Hamer, ndihmëssekretar i Shtetit, në brifing për gazetarët në Uashington deklaroi se SHBA-ja shpreson se zgjidhje për kontestin mund të gjindet në afat të shkurtër.

Departamenti i Shtetit amerikan hapurazi u bëri thirrje Greqisë dhe Maqedonisë që të fillojnë bisedime të drejtpërdrejta për zgjidhje të çështjes për emrin,.

Majk Hamer, ndihmëssekretar i Shtetit, në brifing për gazetarët në Uashington deklaroi se SHBA-ja shpreson se zgjidhje për kontestin mund të gjindet në afat të shkurtër.

“Një kohë të gjatë pozicioni ynë është se i përshëndesim përpjekjet e KB-së dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki-munit i cili u bëri thirrje Maqedonisë dhe Greqisë që të gjejnë zgjidhje për çështjen për emrin. Ne pajtohemi me sekretarin e përgjithshëm se ekziston nevojë që prej në fillim të përforcohen përpjekjet dhe SHBA-ja vazhdon t’i mbështesë aktivitetet e Methju Nimicit dhe KB-së që çështja për emrin të zgjidhet në afat të shkurtër. Për këtë arsye, fuqimisht nxisim që të ketë angazhim aktiv, drejtpërdrejt, midis Athinës dhe Shkupit dhe shpresojmë se mund të arrihet zgjidhje për kontestin për emrin”, deklaroi Hamer në pyetjen se vallë SHBA-ja e mbështet paralajmërimin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së Ban Ki-mun se do të kërkojë nga kryeministri grek Andonis Samaras ta pranojë ftesën e Maqedonisë për bisedime në nivel të lartë.

Në të njejtën kohë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit amerikan Viktoria Nuland deklaroi se gjatë vizitës së zëvendëssekretarit të Shtetit Fipil Gordon në Athinë do të hapet edhe çështja për bisedimet për kontestin për emrin dhe pjesëmarrjen greke në këto bisedime.

Zyra e kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë njofton se kryeministri Gruevski në muajt e ardhshëm do të përmbahet prej çfarëdo komente të cilat kanë të bëjnë për kontestin me emrin apo janë me rëndësi thelbësore në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk do të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve në këto tema. Qëllimi është të mos lihet hapësirë, që deklaratat e kryeministrit Gruevski të shfrytëzohen si alibi për shpërqëndimin e kontestit bilateral, por edhe të mos keqpërdoren nga ana e individëve dhe politikanëve te fqinji jugor.

Me një gjest të këtillë, theksohet në kumtesën nga zyra e kryeministrit të Maqedonisë “dëshirojmë t’i japim fund lojës së akuzave të cilën fqinji ynë jugor vazhdimisht na e imponon”.

“Jemi dëshmitarë të reagimeve të ashpra dhe jokonstruktive nga ana greke lidhur me përmbajtjen e bisedimeve mes kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, me të cilën dukshëm shfaqet një nervozë e papëlqyeshme nga e vërteta e cila është bazuar jo në qëndrimet e shfaqura nga ana e kryeministrit Gruevski, por nga Raporti i të dërguarës speciale për të drejtat e njeriut të sekretarit të përgjithshëm dhe Kombeve të Bashkuara, Gej Mekdugal, për të cilat vërejtje në lidhje me pakicën maqedonase në Greqi, dhe personat e zhvendosur nga Lufta qytetare në Greqi, mes tjerash u bisedua në takimin. E vërteta që është vërejtur në Raportin e të dërguarës speciale për të drejtat e njeriut të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Gej Mekdigal , është vërtetë e pakëndshme dhe prej një këndi të atillë nënkuptojmë se është qëlluar caku, qëndron në kumtesën.

Në interes të përforcimit të dialogut mes dy vendeve dhe krijimin e impulsit dhe ambientit pozitiv, kryeministri Gruevsi i ofron kryeministrit grek Andonis Samaras më shumë termine për takime të përbashkëta, edhe atë: 2 gusht, 15 gusht, 2 shtator, 15 shtator, në cilin do termin tjetër apo vendin të cilat do të përcaktoheshin nga ana greke. Kryeministri Gruevski për shkak të dhënies prioritet të lartë kësaj çështje shpreh gatishmërinë t’i anulojë cilado aktivitete të caktuara më herët, udhëtimet apo vizitat, nëse ato nuk përputhen me terminet eventuale të pozuara nga ana greke

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *