Home / Sport / UEFA, masa disiplinore kundër Shkëndijës

UEFA, masa disiplinore kundër Shkëndijës

UEFA sqaron se ky është rasti i dytë që tifozët e Shkëndijës shkaktojnë probleme në një ndeshje ndërkombëtare dhe se kësaj rradhe ndëshkimi mund të jetë fatal.

UEFA me shkrim ka njoftuar drejtuesit e KF Shkëndija se janë dorëzuar para komisionit disiplinorë të shtëpisë së futbollit evropian, për shkak të ndodhive para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë të kualifikimeve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Portadownit të Irlandës së Veriut, e zhvilluar të martën Kumanovë. Sipas asaj që thuhet në letrën e arritur në adresë të Shkëndijës, delegati i takimit ka rregjistruar shumë parregullsi në organizimin e kësaj ndeshje, posaçërisht nga ana e tifozëve. Në mesin e shumë lëshimeve, përmenden pamjet e tifozëve me shishe birre, hyrja në stadium përmes zvaritjes nëpër muret e stadiumit, tërbimi i tifozëve në hyrje të tribunës dhe hedhja e mjeteve shpërthyese në teren dhe tribuna. UEFA sqaron se ky është rasti i dytë që tifozët e Shkëndijës shkaktojnë probleme në një ndeshje ndërkombëtare (rasti i parë është ndeshja e sezonit të kaluar Shkëndija-Parizan), dhe se kësaj rradhe ndëshkimi mund të jetë fatal. Kujtojmë se vitin e kaluar Shkëndija u dënua nga UEFA me 20 mijë euro për shkak të hedhjes së fishekzjarëve në teren, ndërsa tani ndëshkimi mund të jetë më i rëndë dhe paralajmërimet thonë se mund të pezullohet tereni, të luhet pa publikë dhe më e keqja, mund të vijë deri tek diskualifikimi i skuadrës tetovare nga Kupat Evropiane.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *