Home / Lajme / Maqedoni / Uolers përshëndet bashkëpunimin

Uolers përshëndet bashkëpunimin

31 korrik- “Po, sigurisht se temën qendrore e mori bashkëpunimi i vendosur mes PDSH dhe LSDM-së, bashkëpunim i cili u përshëndet nga ana e ambasadorit amerikan, Uolers si diçka e re që ndodh për herë të parë në Maqedoni, një bashkëpunim serioz dhe korrekt ndëretnik mes dy forcave politike paraqeverisës”, tha Thaçi,

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka takuar sot ambasadorin amerikan në Shkup, Poll Uollers, me të cilin mes tjerash, ka diskutuar edhe për bashkëpunimin mes partive opozitare. “Po, sigurisht se temën qendrore e mori bashkëpunimi i vendosur mes PDSH dhe LSDM-së, bashkëpunim i cili u përshëndet nga ana e ambasadorit amerikan, Uolers si diçka e re që ndodh për herë të parë në Maqedoni, një bashkëpunim serioz dhe korrekt ndëretnik mes dy forcave politike paraqeverisës”, tha Thaçi, . Ai refuzoi të komentoj akuzat nga oponenti politik në lidhje me koalicionin, duke akuzuar BDI-në se i është kthyer retorikës së vjetër. Kreu i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi tha se do ta pret edhe disa ditë kryetarin e RDK-së, Rufi Osmani, që ky i fundit ti përgjigjet thirrjes për bashkëpunim, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim, për të njëjtin qëllim, do të takojë edhe drejtues të lëvizjes “Pyka” dhe përfaqësues të tjerë të sektorit civil dhe partive më të vogla shqiptare, emrat e të cilëve nuk deshi ti publikojë edhe për disa ditë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *