Home / Sport / Van Gal, trajneri i ri i Holandës

Van Gal, trajneri i ri i Holandës

Federata Holandeze e Futbollit ka konfirmuar kthimin e Luis Van Gal në stolin e përfaqësueses. Pas dorëheqjes së Bert Van Marvijk në përfundimin e Euro 2012 ku Holanda u paraqit shumë dobët, Federata Holandeze ka kthyer sytë nga një person të cilin e shkarkoi nga detyra 10 vite më parë pasi nuk arriti të kualifikonte Holandën në Botërorin 2012.

“Jemi të lumtur që kemi arritur një akord me të. Kërkonim një trajner me shumë eksperiencë, ashtu si edhe me karizëm personale dhe profesionale. Van Gal ka lënë shenjë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, të gjithë e njohin atë si një trajner të përkushtuar dhe shumë të motivuar”, ishin fjalët e drejtorit të futbollit të kësaj Federate, Bert Van Ostven.

Ndërkohë, ish-trajneri i Ajaksit e Barcelonës, kishte rreth një vit që qëndronte larg fushave të blerta, pasi u shkarkua nga detyra si trajner i Bajern Mynih. Ai ka konfirmuar se po priste me padurim këtë sfidë të re.

“Jam i lumtur që Federata më ka zgjedhur mua. Kjo është sfida që unë po prisja”, ishte deklarata e trajnerit që ka për detyrë të kualifikojë Holandën në Botërorin 2014.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *