Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyll deri më 31 gusht të vitit 2012

Vendoset ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyll deri më 31 gusht të vitit 2012

18 korrik-Kundër kundëvajtësve të kësaj ndalese do të parashtrohen kallëzime penale konform Ligjit për pyje, i cili parashikon gjoba prej 1.500 – 2.000 euro dhe në bazë të Ligjit për gjah, i cili cakton gjobë prej 1.500 – 3.000 euro.

NP “Pyjet e Maqedonisë” e kanë aktivizuar ndalesën për lëvizje në pyje deri më 31 gusht të vitit 2012 dhe njëherit apelon deri te të gjithë qytetarët se është rreptësisht e ndaluar ndezja e zjarrit, përgatitja në zgarë, hedhje e bishtit të cigareve dhe çfarëdo lloj mbeturine djegëse dhe materiale në ambient të hapur.

Siç kumtoi ndërmarrja, ndalesa është aktivizuar për shkak të temperaturave të larta në këtë periudhë në vitit dhe rrezikut të rritur nga paraqitja e zjareve.

Kundër kundëvajtësve të kësaj ndalese do të parashtrohen kallëzime penale konform Ligjit për pyje, i cili parashikon gjoba prej 1.500 – 2.000 euro dhe në bazë të Ligjit për gjah, i cili cakton gjobë prej 1.500 – 3.000 euro.

NP “Pyjet e Maqedonisë” përmes 30 filialeve të tyre jep Miratim për lëvizje të kufizuar dhe të kontrolluar në pyll mbi në bazë të kërkesës për lëvizje në pyje të parashtruar nga persona të interesuar fizikë dhe juridikë.

Ndërmarrja i fton qytetartët gjatë vënies re eventuale të zjarrit të paraqiten në numrin telefonik falas 195 në Qendrën për menaxhim me kriza.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *