Home / Lajme / Maqedoni / Vendoset shenja për regjistrimin e automjeteve

Vendoset shenja për regjistrimin e automjeteve

23 korrik-“Qëllimi është personi zyrtar i MPB-së të mos ketë nevojë ta kontrollojë çdo automjet në komunikacion nëse është i regjistruar, pasi që regjistrimin e automjetit do ta njohë përmes shenjës e cila duhet vendoset në vend të pahshëm, me siguri në xhamin e parmë, që paraqet zgjidhje sipas trendit evropian. Me këtë, ndalesat e automjeteve do të ulen për një për qindje të madhe, që është në interes të policisë dhe gjithsesi qytetarëve”, tha Gjorgjiev.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë i aprovoi ndryshimet e Ligjit për automjetet me të cilat vendosen risi të caktuara, në mesin e të cilave edhe vendosja e shenjave në automjetet për regjistrim.

Ndryshimet të cilat janë në drejtim të përmirësimit të proceseve dhe marrjes së standardeve evropiane dhe legjislaturës tani më janë dërguar në procedurë kuvendore.

Siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, për pjesëmarrje në komunikacionin e rrugëve, përveç që automjeti duhet të regjistrohet, të ketë patentë shoferi ose vërtetim për vozitje provë dhe të shënohet me targa regjistrimi të rregullta, automjetet duhet të shënohen edhe me shenjë për regjistrimin e kryer.

“Qëllimi është personi zyrtar i MPB-së të mos ketë nevojë ta kontrollojë çdo automjet në komunikacion nëse është i regjistruar, pasi që regjistrimin e automjetit do ta njohë përmes shenjës e cila duhet vendoset në vend të pahshëm, me siguri në xhamin e parmë, që paraqet zgjidhje sipas trendit evropian. Me këtë, ndalesat e automjeteve do të ulen për një për qindje të madhe, që është në interes të policisë dhe gjithsesi qytetarëve”, tha Gjorgjiev.

Shenja, theksoi, do të merret gjatë procesit të regjistrimit nga ana e MPB-së. Është paraparë kur Ligji të kalojë në Kuvend, ky obligim të fillojë të vlejë një vit nga sjellja e tij, ndërsa deri atëherë, do të bëhen të gjitha përgatitjet. Rritja e çmimit të regjistrimit, sipas Gjorgjievit, nuk do të jetë e madhe, gjegjësisht do të ulet në nivel të simbolikës.

Me ndryshimet, sqaroi, rregullohen edhe procedurat për homologimin e automjeteve për transportimin e materieve të rrezikshme, të cilat duhet t’i plotësojnë kërkesat teknike, në pajtim me Marrëveshjen Evropiane për transport rrugor ndërkombëtar për materie të rrezikshme, si dhe homologimin e automjetit për transportimin e prodhimeve ushqimore të cilat prishen lehtë.

Vendoset edhe një risi, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, ndërsa ajo është njoftimi i konsumatorëve për konsumin e karburantit për automjete të blera, gjegjësisht emisionin e gazrave CO2 për çdo lloj automjeti.

“Gjatë blerjes së automjetetit nga autosallonet, shitësi është i obliguar konsumatorit t’ia japë të gjitha informacionet e nevojshme të cilat rregullohen në këtë direktivë, ndërsa janë të nevojshme që konsumatori të njoftohet me performancat qeveritare të automjetit. Për moserespektimin e dispozitës, është parparë gjobë”, tha Gjorgjiev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *