Home / Lajme / Maqedoni / Viktima e tetë nga aksidentet

Viktima e tetë nga aksidentet

30 korrik-Ekipe të Policisë së Tetovës kanë dalur në vendngjarje dhe kanë bërë hetime mbi këtë aksident trafiku. Me këtë, numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentë në rajonin e Tetovës arrinë deri në tetë vetëm brenda këtyre shtatë muajve.

U nis të falte namazin e mëngjesit por aksidentohet dhe ndërron jetë. Ngjarja ka ndodhur të hënën herët në mëngjes rreth orës 3 e 45 minuta, në rrugën lokale në fshatin Otushishtë të komunës së Tearcës, kur veturë e tipit “Opel Kadet” me targa të Gjermanisë që e ka drejtuar 74 vjeçari J.J, banorë nga ky fshat. Sipas policisë, nga arsye ende të panjohura gjatë rrugës, drejtuesi I makinës së pari ka humbur drejtimin në rrugë, ka goditur në mur prej betoni dhe më pas edhe në një shtyllë elektrike prej druri. Vozitësi i cili ka qenë vet në veturë duke shkuar në faljen e namazit të mëngjesit në xhaminë e fshatit ka marrë lëndime vdekjeprurëse në vendngjarje. Ekipe të Policisë së Tetovës kanë dalur në vendngjarje dhe kanë bërë hetime mbi këtë aksident trafiku. Me këtë, numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentë në rajonin e Tetovës arrinë deri në tetë vetëm brenda këtyre shtatë muajve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *