Home / Sport / Vladimir Kliçko ndal Tompson në 6 raunde

Vladimir Kliçko ndal Tompson në 6 raunde

Vladimir Kliçko e ka patur mjaft të lehtë të ndalojë Toni Tompson në raundin e 6-të të ndeshjes të së shtunës për të mbrojtur titujt kampion të kategorive WBA, IBF dhe WBO për peshat e rënda.

Kliçko hodhi Tompson në tapet me një të djathtë të fortë pranë fundit të raundit të pestë dhe 40 vjeçari amerikan e kishte të pamundur që nga ai moment t’i rezistonte kundërshtarit. Kliçko e hodhi përsëri në tapet sfiduesin në raundin e 6-të duke detyruar gjyqtarin që fillimisht të bënte numërimin, e pastaj të ndalte ndeshjen.
Dy boksierët ishin ndeshur edhe më parë në vitin 2008, kur luftonin për të siguruar titujt kampion, ndërsa atëherë Kliçko kishte fituar pas 11 raundesh. Tani rekordi i ukrainasit 36 vjeçar është 53 fitore (51 me KO) e 3 humbje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *