Home / Sport / Zidan, trajner në akademinë e Realit

Zidan, trajner në akademinë e Realit

“Zinedin Zidan po fillon përgatitjet për t’u bërë trajner, ndërsa njëkohësisht do të drejtojë në akademinë e Real Madrid. Këtë vit ai do të përfundojë edhe kualifikimin tij për menaxhimin e skuadrave, të cilin e ka filluar pak muaj më parë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Real Madrid.

Zinedin Zidan do të drejtoje një nga skuadrat e akademisë së Real Madrid gjatë periudhës që do të marrë kualifikimet e nevojshme për t’u bërë trajner. Lajmin e dha vetë Real Madrid, pasi u mësua se 40 vjeçari që braktisi futbollin në vitin 2006, u regjistrua në të njëjtin universitet për sportin ku ka marrë diplomën edhe Loran Blank.

Që në momentin kur vari këpucët në gozhdë, Zidan ka punuar si këshilltar për madrilenët, fillimisht për presidentin Florentino Perez e më pas edhe për trajnerin Zhoze Murinjo, ndërsa tani mban postin e drejtorit sportiv në klub.

“Zinedin Zidan po fillon përgatitjet për t’u bërë trajner, ndërsa njëkohësisht do të drejtojë në akademinë e Real Madrid. Këtë vit ai do të përfundojë edhe kualifikimin tij për menaxhimin e skuadrave, të cilin e ka filluar pak muaj më parë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Real Madrid.

“Kjo do t’i lejojë atij të formalizojë njohuritë dhe stërvitjen që ka bërë gjatë karrierës si futbollist dhe njëkohësisht do ta lejojë të plotësojë një aspiratë që bëri publike në vitin 2006 gjatë konferencës për shtyp kur deklaroi largimi nga futbolli: të punonte me sektorin e të rinjve te akademia e Realit”.

Zidan pritet të zëvendësojë Alberto Giraldez si shefi i përgjithshëm i sektorit të të rinjve te madrilenët, ndërsa ka për detyrë të ristrukturojë këtë departament. Në fillimin e këtij muaji, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, përmendi emrin e Zidan si një alternativë të së ardhmes për postin e trajnerit të ekipit kombëtar.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *